Butrinti arriti të shmangte një humbje në Maliq, pasi në minutat e fundit arriti të barazonte pas një disavantazhi me një gol që nga pjesa e parë.
Në ndeshjen e shumëpritur luajtur në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” të Korçës, në një shi të vazhdueshëm, gjithçka u mbyll me nga një rrjetë të tundur prej skuadrave me nga një gol në çdo pjesë.
Edhe me këtë rezultat, Butrinti vijon të kryesojë në tabelën e klasifikimit me vetëm tre pikë larg vendit të dytë.
Për ndeshjen me Maliqin, nga skuadra e Butrintit ishte vendosur në dispozicion një autobus për të qenë të pranishëm tifozët sarandiotë pasi vendosja gjeografike e fushës ku u zhvillua lejonte shikimin e saj dhe jashtë rrethimit. /sarandacity.al/