Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Çamëria, është apo jo tokë greke? Ç’shkruhej nga “Vatra Shqiptare” në 41-shin

by PorositWeb
29 Tetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Memorie.al ka publikuar një studim të panjohur deri më sot për Çamërinë, botuar në revistën “Vatra Shqiptare” që nxirrte Radio-Tirana në vitin 1941.

Aty tentohet të provohet se Çamëria nuk ka qenë tokë greke, duke bërë një qasje shkencore me të dhëna nga disa fusha.

“Çamëria qysh prej kohëve të lashta ka qenë gjithmonë shqiptare dhe në historitë e vjetra çamërit quhen titanë, kurse gegët quhen viganë (me pa Odhisenë). Të gjithë shkrimtarët grekë i quanin barbarë sikur quanin barbaroglotë të gjithë të huajt që fjaloseshin në gjuhë të huaja. Çamët kanë qenë gjithmonë të krishterë deri në kohën e Ali Pashë Tepelenës, por edhe në periudhën e myslimanizmit ka ekzistuar gjithmonë midis të krishterëve dhe muhamedanëve një bashkëpunim i plotë për mbrojtjen e interesave kombëtare…”, shkruhet aty ndër të tjera.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ndërsa duke iu referuar shtrires gjeografike dhe veshjve karakteristike të Çamërisë, thuhet:

“Pjesa e Çamërisë kufizohet në Veri me malet e Nemërçkës, Muratit, Strugarës, Tsamantas, Konispolit dhe zbret gjer në Lindje me N/Prefekturën e Konicës dhe Janinën; në Jug me N/Prefekturën e Artës dhe shkon gjer në gjirin e Prevezës, kundrejt gjuhëzës lingueta të Aktios; në Perëndim me detin Jon. Vendi është malor dhe është vazhdim i maleve politikisht dhe etnikisht shqiptare dhe Tsamantas. Lumë me rëndësi është ai i Kalamasë që, duke kaluar nëpër Kumenicë dhe Filat, përbën fushën e këtyre dy zonave dhe në të derdhën përroskat dhe përrenjtë e Çamërisë qendrore.

Çamërit e rracës ilirike, d.m.th. shqiptarë gjaku të thjeshtë janë me paraqitje të lartë dhe të bukur, veshin kostume leshi të bardhë, qeleshe të larta dhe të bardha në formë fesi dhe opinga, mbathja klasike e maleve. Gratë mbajnë rrobe dhe këmisha të gjata të bardha me çorape të gjata po të bardha dhe të qëndisura në pjesën e larme me lloj lloj lule; në kokë lidhin një shami me ngjyra”.

Ndër argmentat e tjera janë dhe ato të natyrës etno-gjeografike:

“Me gjithë se gjinden ndryshime opinioni t’auktorëve të motshëm dhe modernë, Epiri ose Shqipëria e Jugut, asht një krahinë në jug-perëndim të Ballkanit që ka trajtën e një trekardi baza e të cilit është e për bame prej lumit Shkumbin dhe maja gjendet në Prevezë ose në Nikopoli kah Jugu. Kjo krahinë përbën një njësi gjeografike, strategjike, ekonomike, dhe etnike. Paraqitja e saj asht e caktueme qartësisht prej kufij të natyrshëm dhe të ndame krejtësisht prej Greqisë. N’anën tjetër të gjithë auktorët që kanë studiue Greqinë e motshme, janë njaj fjale tuj thanë se kufijtë të Greqisë nuk i kalojnë as Thesalën kah lindja, as Arkanjën nga perëndimi. Prandaj Epiri mbetet jashtë kufijve historikë të Greqisë. Në të vërtetë Epiri nuk mori pjesë në Luftën e Trojës, as në luftën e grekëve kundra persianëve, as në luftën peloponesiane që pati një karakter vetëm e vetëm grek”.

Më pas vihet te teza e njohuir se Revolucioni grek i 1821 ishte vepër e shqiptarëve.

“Ky revolucion nuk i përdori fjalët ‘greke’ ose ‘helen’, sepse shumica e luftëtarëve, o të thuesh ma të mirët, ishin shqiptarët, kuzovëllahët etj. Por tue u nisë prej asaj kohe, porsi rrjedhim ndjekës i revolucionit të madh të 1789-ës, kuptimi i kombësis u ngjall së pari në prendim dhe në gjysën e shekullit të XIX ndërmjet popujve të krishtenë të lindjes”, thuhet ndër të tjera në shkrim. /sarandacity.al/

 

 

 

Tags: DikurKryesore
Previous Post

Delvinë: fëmijë që përpijnë librat, Uejsi një ndër to

Next Post

Era “Nano” në Polici, edhe Rrugorja me shef të ri

PorositWeb

Related Posts

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë
Kujtesë

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë

3 Gusht, 2024
Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?
Kujtesë

Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?

29 Korrik, 2024
Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…
Kujtesë

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…

23 Shtator, 2023
Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi
Kujtesë

Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi

10 Gusht, 2023
Kur Saranda jonë do kishte emër vajze
Kujtesë

Kur Saranda jonë do kishte emër vajze

30 Korrik, 2023
Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit
Kujtesë

Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit

16 Korrik, 2023

Comments 2

  1. Find a plumber says:
    3 muaj ago

    563840 569423Hi there! I basically want to give a huge thumbs up for the very good data you can have proper here on this post. I will likely be coming again to your weblog for a lot more soon. 50065

  2. 1xbet says:
    2 muaj ago

    994673 599792Directories such given that the Yellow Websites require not list them, so unlisted numbers strength sometimes be alive much more harm than financial assistance. 986726

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.