Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Ç’e solli këtë britanike në Himarë? Një rrëfim duke shijuar byrek me spinaq

by PorositWeb
1 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Loreta Malka

Alison Pilling e ka gjetur veten në Shqipëri një javë më parë. E mrekulluar nga përshkrimi që shoqja e saj malajzeze i bënte vendit tone, ajo u bind të vizitonte këtë vend për herë të parë.

Algoritmi i Facebook është i mrekullueshëm jo pak herë, kur media jonë, sarandacity.al, u gjend para një komenti të bërë nga britanikja Alison në grupet ku të huaj që jetojnë në vendin tonë ndajnë eksperiencat e tyre lidhur me realitetin që ata gjejnë në Shqipëri.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kështu ne vendosëm ta kontaktojmë dhe të dimë më shumë për vizitoren që prej një jave është vendosur në Himarë.

“Dallgët e detit, qetësia e këtij fshati, afrimiteti që njerëzit kanë këtu për njëri-tjetrin, sidomos me këtë situatë që bota po përballet, unë e ndjej veten të përkëdhelur në Himarë kur ulem në ballkonin e shtëpisë dhe shijoj byrekun me spinaq që zonjat e fshatit më ofrojnë me shumë dashuri.”

Na tregon sesi jeta e saj ka qenë gjithmonë e lidhur me komunikimin në kultura të ndryshme, duke filluar që në moshën 20-vjeçare kur bota aziatike e tërhoqi për të jetuar aty, më pas në Tajlandë që, sicc shprehet Alisonm çdokush duhet ta vizitojë një herë në jetë. Për 10 vjet e gjeti veten nëpër vende të ndryshme duke u mësuar fëmijëve gjuhën angleze.

E di që ti si lexues po mendon se deri këtu s’ka asgjë interesante, por më besoni kur ju them se çudia më e madhe nis tani.

Vetëm 30 vjecce, atëherë kur mendon se “tani më nis jeta e pavarur ekonomikisht”, e aftë në profesionin e saj, me një punë që e donte, merr vesh se ajo nuk mund të bëhet dot nënë.

E trishtë apo jo? Shumëkush në vendin e saj do të demoralizohej e do të mendonte: po tani?

“Është një lajm që s’të gëzon apo jo? Unë e mora jetën me optimizëm dhe thashë me vete: tani unë duhet të shijoj jetën me të gjitha mundësitë që kam!”

U rikthye sërish në Angli, filloi punë në një koorporatë që merrej me mbledhje dhe shitje informacioni, për të qëndruar aty për 20 vjet.

Gjatë kohës që punonte, në vitin 2014, ajo njihet me një grup online i cili bëntë trajnime në rrjetet sociale për komunikimin në çift dhe të gjitha raportet që lidhen me këtë pjesë të jetës. U tërhoq nga kjo temë menjëherë dhe ndihej sikur tashmë kishte gjetur atë ccfarë kishte nevojë gjatë gjithë jetës. Dha dorëheqjen dhe u nis për në Bali, shkruante çdo ditë për dy orë të gjitha kujtimet e saj lidhur me eksperiencat në çift, njerëzit që kishte njohur, e përfundoi kështu duke shkruajtur një libër.

I pushpurit flokët dhe i trazon ato me duar, e më thotë se kështu duket dhe libri i saj, prandaj para 6 muajsh ajo u vendos në Itali për të sistemuar e edituar këtë libër që ajo e quan pjesë të rëndësishme të asaj që ajo ka mësuar këto 7 vitet e fundit.

Po i keni bërë mirë llogaritë, ajo është 57 vjeçe, plot energji, bionde e kujdesur në paraqitjen e saj, që është e gatshme të fillojë të të shpjegojë se sa i rëndësishëm është komunikimi në çift në çdo moment.

E lirë në mendime, i bëjnë shumë përshtypje historitë për Kanunin tone e më thotë vetëm komunikimi midis brezave mund ta ndryshojë mentalitetin dhe gratë duhet të njohin më shumë veten e tyre, të drejtat e tyre, për të qenë të afta të ngrenë zërin.

Duke komunikuar me anë të rrjeteve sociale, më tregoi se do të rrijë këtu 3 muaj e më pas do të shkojë në Korfuz e aty të kalojë pushimet me miqtë e saj që e presin në ishujt fqinj.

Historitë njerëzore janë shtigje labirinthesh më thotë dhe sytë e saj takohen me detin e dallgët e bëjnë të humbasi në kohë.

Alison Pilling, me një zë të qetë të shpreh se jeta duhet shijuar pa pasur parasysh kornizat dhe paragjykimet që të tjerët vendosin.

Unë them t’ia dëgjojmë këshillën, po ju? /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Pëson hemoragji në rrugë, 50-vjeçari nga Gjashta “fluturon” drejt Tiranës (emri)

Next Post

Kjo do jetë fleta e votimit për Qarkun Vlorë me Sarandën brenda, familjarizohu!

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 2

  1. Doofootball says:
    3 muaj ago

    298200 926003Definitely pent subject matter, appreciate it for selective information . 127311

  2. Code of destiny says:
    3 javë ago

    I am really inspired together with your writing abilities as well as with the layout for your weblog. Is that this a paid subject or did you customize it yourself? Either way stay up the excellent high quality writing, it is uncommon to see a great blog like this one nowadays!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.