Kush nuk e di le ta mësojë: Cekja i Beratit, në një pjesë të jetës së tij është dhe i Sarandës. Më e pakta dy muaj në vit, ai lë Beratin e tij, për të cilin thotë se nuk do e lë kurrë, edhe pse nuk është nga Berati por nga Skrapari, e vjen në Sarandë.
Në këtë qytet, të cilin e ka patur fiksim që në kohën e komunizmit, ai ka realizuar një ëndërr të tij, atë për të patur një shtëpi këtu. Dhe e ka.
Këto ditë, teksa sezoni sapo ka dhënë shenjat e para të nisjes, Ceka është në Sarandë.
E gjen, për ironi, në një lokal ku të shtunën në mbrëmje pati një incident me policinë, për moskuptim të orës policore COVID, asaj mes muzikës dhe stopimit të aktivitetit, që gjithesi u shua. Pra, te Gazmend Gega.
Që aty, në një intervistë për sarandacity.al, ai zbulon Sarandën brenda vetes dhe një projekt artistik që dëshiron ta realizojë në këtë qytet. /sarandacity.al/
https://youtu.be/jgtZ__87wrs