Megjithëse çelësat e makinave janë përmirësuar ndjeshëm në dizajn gjatë 15-20 viteve të fundit, ata ende tërheqin shumë pak vëmendje.
Të paktën kështu mendon kompania Awain, e cila ka vendosur t’u ofrojë pronarëve të makinave në mbarë botën çelësat më të shtrenjtë të makinave në treg.
Në përshkrimin e saj, kompania finlandeze Awain thekson se çelësat e tyre janë rezultat i zhvillimit të përbashkët të inxhinierisë mekanike, elektronikës, orëndreqësve, argjendarisë dhe bizhuterive.
Pronarët e makinave mund të porosisin çelësa plotësisht të personalizuar.
Linja Quantum përfshin një kombinim prej druri ose lëkure dhe ari 18 ose 24 karatësh dhe 354 diamante, ku çmimi fillon nga 49,000 euro.
Linja Serenty tashmë është e pajisur me 1,250 diamante, kështu që çmimi fillon nga 89,000 euro, ndërsa linja Phantom fillon nga 500,000 euro.
Tani për tani në ofertë kanë çelësa për Aston Martin, Bentley, Bugatti, Lamborghini, Maserati, McLaren, Mercedes-Benz, Porsche dhe Rolls-Royce dhe së shpejti do të zgjerohen edhe në Ferrari, Audi dhe BMW. /sarandacity.al/