Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Ç’ishte Dhrovjani dikur e ç’njerëz nxorri, ç’është sot

by PorositWeb
19 Nëntor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ka një bukuri të rrallë Dhroviani, me një natyrë ekzotike ku derdhet romantizmi mbi malet hijerënda si në legjendë. Dhe nuk është legjendë. Bukuria e natyrës është harmonizuar me vetë fytyrën e shtëpive, me arkitekturën e veçantë të një tradite klasike të odave arhondike.

Ato kanë ruajtur  arkitekturën mjeshtërore me harkime të dritareve dhe dyerve, me dru lisi, me qëndismat fantastike, me qerasjet  me gliko ëe janë të shkëlqyera që vetëm zonjat dhrovjianite dinë t’i gatuajnë e t’i servirin me aq kulturë  e mikpritje, me rakinë dhe verën aq të dëgjuar dhrovianite.

Modernia është gërshetuar aq bukur me traditën, gjë që e bën këtë fshat të spikat në trevën e jugut .Kur shikon ish-shkollën me atë arkitekturë të veçantë e të bukur, megjithse po i afrohet një shekull, të kujton pronarin e saj që ishte merakliu Mina Zoto. Se shtëpia e tij ka qenë. Nga Kajro i Egjiptit i solli materialet në portin e Sarandës, nga ku ishte i mërguar, si mermerët, zbukurimet, mozaikët, pajisjet dhe orenditë shtëpiake të stilit klasik. Dhe me mushkat ngarkuar i çoi në Dhrovian.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sot fshati i Ioan Braçkës qe iu tretën kockat në bodrumet e burgjeve të Ali Pashës në Janinë, iu pre koka dhe nuk firmosi që fshati  i tij të bëhet çiflik, qëndron i shurdhët, i braktisur me dhimbjen e çrrënjosjes, me shkëlqimin vezullues të së kaluarës dhe të indiferentizmit të shtetit grek që ai i dha aq shumë.

Desha të bëj ca “gërvishje” të lehta në histori për fshatin arhond e rebel që nuk iu nënstrua as Ali Pashës.

Statistikë mjaft e pasur: 1898 kishte 2000 banorë, tre shkolla, një mësonjëtore tekstile për vajzat, 15 kisha. Numërohen me dhjetra mësues, profesorë, shkrimtarë, tregtarë, mjekë. Mos harrojmë se shkollën e parë dhrovianitët e hapën me 1777.  Sigurisht kjo qytezë  do të bëhet djepi i kulturës dhe fidanishtja e personaliteteve të shquar  që rrezatuan në Shqiperi, Greqi, Egjipt,Amerikë e kudo.

Para 20 tetorit të 2004, para ardhjes së ish-Presidentit dhe të ndjerit Kostis Stefanopullos, në Dhrovian u “derdhën” gazetarë grekë për të gjetur pikërisht ku i ka rrënjët Presidenti i tyre.

Rastësisht takoj gazetaren Meri Xhorën të ANT-së. Donte të “zbulonte” shtëpinë e gjyshës së Presidentit. “Ja, ajo është”, i them duke i treguar shtëpinë e Llapajve. Ndërsa e shoqëroj, i hap ca “dyer” për reportazhin e saj, duke i përmendur se ka shumë personalitete qe ka rritur ky djep që ka emrin Dhrovian.

“Edhe Melina Merkuri, ish-ministre Kulture dhe aktore e madhe juaja, mbesë dhrovianite është. Ishte vajza e Irini Llapës, vëllait të Piros që ishte komandant flote, dhe Vasilit që ishte diplomat në ambasadën greke në Argjentinë”. Ajo hap sytë. “Pa vazhdo..”. “Jerasimos Makrijaniti që ishte himnografi më i madh i mijëvjeçarit të fundit me mbi 4 mijë himne fetare, ja tek ajo shtëpi u lind dhe kaloi fëmijërinë”, dhe i tregoj shtëpinë e Apostolijve.

I tregova se ky vend, ky djep këtu, ka nxjerrë profesorë, mjekë, shkrimtarë, tregtarë, personalitete të shumta. Ajo heshti pak dhe murmuriti: “Ti më fute në një minierë që në çdo hap unë gjej diamante”.

Sigurisht, më ka lenë mbresë kur e takova ish-Presidentin Kostis Stefanopullos në Presidencën Greke me gazetarë të botës.

I buzëqeshur, me trupin e drejtë dhe elegant, sy zhbirues dhe pak mustaqe të shkurtëra qe i shkonin për lezet, më zgjat dorën dhe më pyet se nga vij. “Nëse Ju zoti President thoni që  gjyshen e kini nga Dhroviani, mua një mal më ndan nga fshati i gjyshes tënde dhe, mësuesit qe më mësuan ishin nga Dhroviani”

“Domethenë, jemi patriotë”, më tha  dhe më përqafoi.

Pastaj u kthye nga kolegët e mi dhe u tha: “Ky është patrioti im. Ai ka nderin të më bëjë pyetjen i pari”. Dhe pyetjes sime se a do ta vizitojë Dhrovianin, ai tha “Po se po”.

Dhe në 20 tetor të 2004 ishte në Dhrovian. Kur më lejuan të futem në shtëpinë e Llapajve, e pashë Presidentin të ulur në krye të oxhakut me 6-7 burra dhrovianitë duke kuvenduar shtruar. Ktheu sytë e më njohu. “E mbajta fjalën patriot!”.

..Dhroviani sot hesht. Është një vend ideal për turizëm. Me një natyrë fantastike që të shëron shpirtin. Me dhjetra monumente kulture, puse tradicionale me gurë të gdhendur, kishat, shtëpitë arhonde… Tani dremit, i heshtur  ku ka renë në një hije trishtimi. Por poshtë tij ka fshehur një “minierë historie”.

Po të gërmosh, mund të gjesh diamande kulture, buste personalitetesh. Mjafton të shkosh te ndërtesa gati e rrënuar e shkollës tekstile ku mësonin vajzat zejtari. Prapa saj është varur një çelës i madh, ai ai që mbanin dhrovianitet për dyert e tyre hijerënda të harkuara. Më atë mund të hapësh derën e “minierës”.

Panajot Boli – /sarandacity.al/

 

 

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Greqi, arrestim antivaksinuesve: Kërcënojnë jetën e njerëzve!

Next Post

Ekspozita që ka zemëruar Greqinë, Athina sulmon Metën: Provokacion!

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 6

  1. Cheerball says:
    3 muaj ago

    236204 403165I like this site very considerably so much amazing information. 559491

  2. Learn more says:
    3 muaj ago

    393536 655756You ought to join in a contest for starters of the highest quality blogs online. I will recommend this page! 217894

  3. 사설 토토 사이트 says:
    2 muaj ago

    192423 695856brilliantly insightful post. If only it was as effortless to implement some of the solutions as it was to read and nod my head at each of your points 903632

  4. Jerry says:
    1 muaj ago

    981082 954639I entirely agree! I came over from google and am searching to subscribe. Where is your RSS feed? 864979

  5. melbet says:
    4 javë ago

    995487 936223Xanax (Alprazolam) is used to treat anxiety disorders and panic attacks. Alprazolam is in a class of 283215

  6. play fortune tiger in Brazil says:
    3 javë ago

    245427 217210I visited a great deal of web site but I conceive this 1 contains something particular in it in it 958836

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.