Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Copëz “97”-te në Vlorë me një rebelim ndaj Policisë

Incidenti më i rëndë deri në tani në sezon në kryeqendrën labe të turizmit

by Saranda City
14 Korrik, 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Në Vlorë u regjistrua incidenti më i rëndë i deritanishëm në kohë sezoni, ai i një përplasjeje mes disa policëve me civilë, këta të fundit, posedues të biznesi monopatinash.

Në pranga nga blutë e Vlorës kanë përfunduar dy vëllezër, pronarë të një subjekti për dhënien me qera të patinave elektrike.

Shkak për nisjen e konfliktit është bërë vendosja e një gjobe ndaj një klienti që kishte marrë monopatinën me qera nga dy vëllezërit.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Këta të fundit kanë kundërshtuar vendosjen e gjobës dhe kanë goditur me skafandër efektivët, duke plagosur dy prej tyre.

Ata janë neutralizuar më pas dhe janë shoqëruar për në Polici.

Kjo e fundit bën me dije se po punohet për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës.

“Mbrëmjen e djeshme në Lungomare, punonjësit e qarkullimit rrugor të planizuar në këtë aks, gjatë kontrolleve të ushtruara për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat, kanë konstatuar shtetasin D. J., në kundravajtje, të cilin e kanë ndaluar. Gjatë komunikimit të kundravajtjes dhe masës administrative, janë afruar dy pronarët e subjektit ku shtetasi D. J. kishte marrë motorin elektrik me qera, konkretisht shtetasit R. P. dhe K. P., të cilët së bashku me shtetas të tjerë kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta. Si pasojë e konfliktit, dy punonjës policie aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës, pasi kanë pësuar fraktura, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve proceduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, oficeri i Prokurorisë ka bërë ndalimin e dy shtetasve R. P., 29 vjeç dhe K. P., 23 vjeç, (vëllezër), të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës.

Dy shtetasit e arrestuar, pronarë të subjektit për dhënien me qera të mjeteve elektrike, gjithashtu kanë rezultuar se e ushtronin këtë aktivitet pa licensë, duke zaptuar hapësirën publike.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt”, thuhet në deklaratën e Policisë së Vlorës. /sarandacity.al/

Previous Post

Nacionalizmi politik: Himara mbi 85% shqiptare e Tavo vs. Gjikuria

Next Post

Fundi logjik i një Europiani: Spanja kampion!

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës
Shoqëri

E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës

27 Gusht, 2024

Comments 3

  1. BAU_2025 says:
    2 muaj ago

    955692 17878I like this internet weblog really much so significantly superb info . 716317

  2. 1st Private University in diyala says:
    4 javë ago

    843771 37414I got what you intend, saved to my bookmarks , extremely decent internet site . 469081

  3. เน็ตบ้าน ais says:
    4 ditë ago

    412734 999052The website loading speed is amazing. 986138

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.