Pallati i Trikonkës ndodhet në jug të qytetit antik të Butrintit pranë kanalit të Vivarit dhe njihet për vlerat e rralla arkeologjike dhe historike.
Gërmimet arkeologjike të nisura nga Misioni Arkeologjik Italian pasuan në vitet ’90 me Kosta Lakon dhe vazhduan në bashkëpunim me prof. Richard Hodges të Fondacionit Butrinti. Ato treguan se Trikonka ishte pjesë e një banese të rëndësishme e me një sipërfaqe të konsiderueshme.

Shtresat e para datohen në mesin e shek. të 1-rë të e.s, ndërkohë që fillimi i ndërtimit të pallatit me një sërë kthinash rreth një oborri në anën jugore datohet në gjysmën e dytë të shek. të 5-të të e.s.
Një korridor i gjatë 25m, i zbukuruar i tëri me mozaik, lidhte hyrjen me një dhomë pritjeje, në të cilën i zoti i shtëpisë takonte miqtë. Pjesa më e rëndësishme e pallatit duhet të ketë qenë krahu lindor ku qe ndërtuar një dhomë e madhe ngrënieje triapsidale, trikliniumi.
Është pikërisht kjo dhomë, e cila i jep emrin pallatit duke qenë se forma e apsidës njihet ndryshe si konkë.
Në fillim të shek. 6-të, Pallatit iu bllokua aksesi i drejtpërdrejtë për në kanalin e Vivarit nëpërmjet murit të ri rrethues të qytetit dhe dhomat u përdorën për aktivitete të vogla industriale. /ATSH/
60713 927419I like this website because so significantly useful stuff on here : D. 708555
137274 780951Id ought to consult you here. Which is not some thing It is my job to do! I spend time reading an post that might get people to believe. Also, many thanks for permitting me to comment! 983751
62724 684590I like what you guys are up too. Such smart function and reporting! Carry on the superb works guys I?ve incorporated you guys to my blogroll. I think it will improve the value of my web website 755608