Në një histori prekëse që ngjall kujtime të historive klasike të dashurisë, Ecevit Öküzcü, një banor i një qyteti turk në bregun e Detit të Zi, vjen në stacionin e autobusëve për 24 vjet, duke shpresuar për kthimin e gruas që dashuron.
Oküzcü, i njohur si “Eceviti i dashuruar”, tha se takoi gruan e ëndrrave të tij për herë të parë në atë stacion autobusi. Historia e tyre e dashurisë po shkonte pa probleme derisa ndodhi drama, shkruan Daily Sabah.
Öküzcü u diagnostikua me një sëmundje që bëri që ai gradualisht të humbiste shikimin. Pavarësisht trajtimeve të shumta, asnjë nuk ka rezultuar i suksesshëm. Ndaj, gruaja që ai donte u nis për në Stamboll dhe nuk u kthye më.
Pavarësisht kohës që ka kaluar, Ecevit Öküzcü është ende me shpresë, duke besuar se një ditë dashuria e tij do të kthehet në të njëjtën stacion autobusi ku e pa për herë të parë.
Ecevit Öküzcü nuk ka familje. Gjatë ditës mund të shihet në stacionin e autobusëve, i cili në vend njihet si stacioni “Ecevit in Love”. /sarandacity.al/