E sigurt është se një çift i porsamartuar i një fisi të madh në Turqi nuk ka arsye të shqetësohet për jetesën e tyre, pasi të afërmit e tyre janë kujdesur për zgjidhjen e financave për jetën.
Siç raportohet, nuses u “la me flori” teksa mori katër kilogramë ar në bizhuteri që i ishin varur. Dhëndri nga ana tjetër mori gjashtë milionë paund (216,872.27 €) në para të gatshme.
Pas ahengut që zgjati dy ditë, dhjetë veta u punësuan për të numëruar paratë e bëra si dhuratë për dhëndrin.
Në buletinin e lajmeve “SHOW TV” thuhet: “Në qytetin e Vanit u zhvillua një dasmë legjendare e një fisi të madh. Dasma zgjati dy ditë e net. Atyre iu dha një pasuri e tërë. Në ceremoninë e dhënies së dhuratave, dhëndrit iu dhanë miliona lira turke, ndërsa nuses 4 kilogramë ar. Pas ceremonisë së dhuratave, ishte koha për të numëruar paratë. Dhjetë njerëz u mblodhën në një tryezë. Pas orëve u numërua e gjithë pasuria. U bë e ditur se dhëndrit iu dhanë 6 milionë paund dhe nuses 4 kilogramë ar. Pakot e parave u vendosën në valixhe”. /sarandacity.al/