Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Debati mbi afganët, rrëfimi: Si lindi e u ruajt një miqësi greko-çame

by PorositWeb
28 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari fierak me origjinë çame, Habjon Hasani, ka ofruar një histori të tij familjare, një përjetim personal, të cilin e rrëfen në kuadër të debatit mbi ardhjen e afganëve në Shqipëri.

Ai gjen një paralele në realitete në dukje pa asnjë lidhje me njëra-tjetrën, veç asaj të ikjes nga trojet, atdheu.

Në rrëfimin e Hasanit, në historinë e tij me sfond familjar, ai tregon se humaniteti tejkalon diferenca, madje dhe armiqësi.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

 “Diku nga shtatori i vitit 1991, ne moshen 7 vjeçare, shkoj me nenen time afro 500 metra mbi shtepine tone, sepse atje tej ishte shtepia perdhese e gjyshit tim nga nena.

Ne ate rrugice, thuajse jam rritur, kaloja pjesen me te madhe te kohes pasi shtepite anes rrugices ishin perdhese dhe kishin avlli e hardhi, elemente teper interesante per mua, perveçse kisha shoke moshatare nga Kastratet e Boriçet aty, me te cilet ndihesha jashtezakonisht komod.

Kesaj here pamja ishte ndryshe, pasi para shtepise se gjyshit ishte parkuar nje automjet Suzuki Vitara, shume modern per syte e mi. Me terhoqen vemendjen sidomos rruazat e shtruara mbi sedilje, m’u duken shume te bukura ato sedilje, s’kisha pare ndonjehere rruaza ne sedilje.

Kur u futem brenda, skena ishte tronditese per mua.

Ne sallonin e shtepise qendronte gjyshi im i verbuar nga diabeti, nje zonje plake prane tij te cilen nuk e njihja, nje zoteri me mustaqe i veshur kostum kreko dhe pak me tej gjyshja ime.

Zonja plake e panjohur, mbante doren e gjyshit, e puthte dhe qante.

Pyeta nenen: Ça jane keta?

Me tha te shkoja me shoket dhe ne darke do me shpjegonte. Ashtu bera.

Ne darke, ndersa ime me lante enet, i them, ate muhabetin do me thuash se ma le pergjysme.

Nena me tregon se ne Çameri kishim patur nje familje greke me te cilen kishim miqesi te hershme shume. Djali i kesaj familje greke, kryen nje vrasje dhe merr arratine. Vrasjen e beri ne nje fis qe qendronte ne nje fshat afer Filatit, fisi i te vrarit kishte nje fare takati dhe kishte çuar fjale se perveçse do merrte haken ndaj atij qe shkrepi arme, do i çnderonte dhe te motren, e cila ishte ne ate kohe minorene, nja 13 vjeçe.

Pikerisht te motren e tij mori gjyshi im pas ketij sinjali, e hipi mbi karroce dhe parakaloi me karroce te shtepia e asaj familjes çame qe kishte çuar fjale per hakmarrje dhe ç’nderim te vashezes.

Sinjali ishte se nese do prekej vajza, hasmerine do e kishin dhe me gjyshin tim. Vajza nuk u prek.

“Ajo vajza ishte zonja plake qe po qante kur e pe ti”- me thote nena, – ndersa zoteria me mustaqe ishte i biri i saj, Ilia.

Qe prej luftes, zonja plake dhe gjyshi nuk ishin pare me kurre.

Ky Ilia, per shkak te pozites qe mbante ne policine greke, per dekada, ka ndihmuar cilindo pasardhes te gjyshit tim, s’kemi pas kurre probleme me kalimin e kufirit, ne ato kohet e vizave, Ilia ishte ndihme per gjithçka.

Ishin greke, por ja qe moren mundimin porsa gjeten mundesine te vinin te takonin gjyshin tim e te shprehnin mirenjohjen, e te vazhdonin miqesine e hershme te familjeve.

Pjese e luftes ishin te dyja palet, por ja qe dhe ne u perballem me greke qe na vrane e na perzune; si dhe me greke me te cilet ndjejme detyrime te forta e i kemi perzemer e u jemi mirenjohes.

Ndaj dhe gjykimin e atyre afganeve qe po vijne ketu, kam prirjen ta shoh nga nje optike krejt tjeter nga kjo qe ofrohet ne debatin e dites, sepse jeta e secilit nga ata individe mund te kete nje permbajtje e drame te atille, qe neve na ben nder ta mirepresim.

Sikunder mes atyre afganeve duhet te kete dhe persona qe nuk jane ndonje soj kushedi, mirepo e tille eshte lufta, i mpleks gjerat aq shume, sa e vetmja gje qe kemi ne dore eshte te mos gjykojme askend ashper, sepse ne fund te dites as ne çamet nuk deshem te iknim nga trojet tona, por jam i sigurt qe dhe keta afgane, kane dashur te jetonin ne vendin e tyre, as ne Shqiperi e as ne SHBA”. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Denaj për “Thoma”-në e komunizmit: Dhe uji po rrjedh përsëri…

Next Post

Lufta 55-ditore: kështu festoi Konispoli

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 4

  1. สล็อตเกาหลี says:
    3 muaj ago

    844701 742862Very educating story, saved your internet site for hopes to read more! 304146

  2. drain cleaning philadelphia says:
    2 muaj ago

    298450 793910Howdy! Do you know if they make any plugins to safeguard against hackers? Im kinda paranoid about losing everything Ive worked hard on. Any suggestions? 886776

  3. you can try these out says:
    1 muaj ago

    433284 313847youre in point of fact a great webmaster. The site loading velocity is amazing. It seems that you are doing any distinctive trick. In addition, The contents are masterpiece. youve done a terrific activity on this subject! 481110

  4. ทดลองเล่นสล็อต pg says:
    1 javë ago

    109781 632356Keep up the fantastic piece of function, I read couple of posts on this internet web site and I feel that your web blog is genuinely fascinating and contains lots of superb data. 933732

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.