Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Dehja kakofonike e Gjirit të Sarandës

Ana e shëmtuar e një turizmi, si shëmbëlltyrë e shëmtisë urbane

by Saranda City
27 Korrik, 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Ca vite më parë, autoritetet në Korfuz do shprehnin shqetësim mbi një bezdi që vinte nga Gjiri i Sarandës: ishte një kakofoni muzikore që, prej volumit të lartë, buruar nga dy vatra, pra nga dy disko në natyrë që tashmë nuk janë aktive dhe janë zëvëndësuar me të tjera, u shkonte atyre duke jua cenuar idilin e një turizmi të mirëkuruar, i cili bart si resurs edhe qetësinë si relaks, gjë që te ne as që llogaritet. E kundërta, prej paaftësisë për të ofruar një shije të veçantë turistike, e cila t’i përgjigjet një lloj sqimeje të lartë njerëzore me elementë romantikë, qoftë dhe në muzikë, si diçka përkëdhëlëse e ledhatuese, zgjedhim të kemi një lloj kaosi muzikor, i cili është i përnatshëm në Sarandë, ku duket sikur ka një garë se kush e ofron më të shëmtuarën e mundshme, anije e bare, duke qenë kësisoj shëmbëlltyrë e kaosit urban të ndërtuar në vite. Pra, vështroni mënyrën e të ndërtuarit, ku shëmtia të godet pamëshirshëm në shqisa dhe merreni përgjigjen te muzika e mbrëmjeve, një zhurmërrimë vrastare për çdo shpirt normal.

Dhe në këtë sfond të marrëzishëm, ia beh një palo festival, jo si Festival Bari i famshëm italian, por një i atillë që përçon atë që epoka ku jetojmë e ka si një prej treguesve të degradimit kulturor në nivel dhe global – një lloj dap-dupi i tmerrshëm, prej dixhejsh të dehur jo domosdoshmërisht me alkool.

Saranda, në emër një turizmi që në Shqipëri po përjetohet si dehje e jo një industri e mirëstrukturuar prej një strategjie të mirëstudiuar e mirëhartuar, është e dënuar ta përjetojë këtë marrëzi për tre net rresht, tipikisht si një dehje.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Duke patur vetëm një pol urban, shëtitoren, mishmashi i atyshëm prek ekstremet pikërisht kur i jepet vend strukturave zhurmëpërçuese prej së cilave vetëm art nuk ka, aq më pak muzikor.

Në vend të tyre mund të ishte arti muzikor shqiptar, ai më i kultivuari, edhe si një lloj promovimi i më të bukurës që kemi, te i huaji po e po, por dhe te vetë pushuesi shqiptar.

Dhe dalim te tjetra, ana humane e çështjes: çfarë ndodh me banorin e thjeshtë mbi shëtitore, në pjesën nga qendra deri te Hotel Butrinti; ç’ndodh me të moshuarin, fëmijën, të sëmurin, atë që kërkon të shplodhet për te qenë nesër i gatshëm për punë?! A llogariten këto kategori njerëzore kur vendoset nga Bashkia që aty të çahen bokset për tre net rresht, me volumin në maksimum të më shëmtuarës gjasme muzikë?

Një komunitet i shëndetshëm qytetar duhej të reagonte e mos e pranonte këtë pocaqi torturuese në emër të turizmit.

Jo larg por në Greqinë fqinje, kjo që ndodh këtu, si këtu, nuk ka gjasa të ndodhë, hem prej një vizioni turistik krejt tjetërçfarë e hem prej komuniteteve qytetare që kurrë nuk do e lejonin këtë lloj masakre fonike mbi ta.

Previous Post

A mund të jemi turistë të përgjegjshëm?

Next Post

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës
Shoqëri

E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës

27 Gusht, 2024

Comments 3

  1. 10 อันดับ สล็อตแจกจริง says:
    2 muaj ago

    305061 209762How is the new year going? I hope to read far more interesting posts like last year 208571

  2. погана якість says:
    1 muaj ago

    434632 440184Currently genuinely do not stop eating because there is yet the decision that you will transform into. Work from your home us rrs often a fad for that who wants to earn funds yet nonetheless enough time requires most substantial occasions using children and kids goes for as the modern habit. attract abundance 127903

  3. 1xbet says:
    2 javë ago

    173100 882495Should you have been injured as a result of a defective IVC Filter, you ought to contact an experienced attorney practicing in medical malpractice cases, specifically someone with experience in these lawsuits. 47742

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.