PD ka refuzuar moralin e ri që Rama promovoi për tjetërlloj sjelljeje politike ndaj saj.
Duke i mëshuar një gjuhe të instaluar së fundmi pas humbjes së radhës në zgjedhje, nga selia e demokratëve doli kjo përgjigje:
“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet.
Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.
Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.
Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë përmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”. /sarandacity.al/
45525 569354Its hard to uncover knowledgeable individuals on this topic, but you sound like you know what youre talking about! Thanks 562526
185139 895341Some really good stuff on this web site , I love it. 926367