Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Delvina në kujtimet e një delvinjoti: Krenarë në varfëri, por dhe fajdexhinj!

by PorositWeb
24 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Javer Malo, vëllai i dëshmores Lejla Malo, është ndoshta emri më i madh në diplomaci që ka nxjerrë Delvina.

Ish-ambasador në Francë në regjimin komunist, ndër më të afërt diplomatë me Enverin, ai, në kujtimet e tij vizaton vendlindjen, Delvinën, ku në një rast shfaqet dhe kundrathënës.

Fillimisht, pas një kthimi nga Franca në vendlindje, ai shkruan se “në vitin 1947, në Delvinë gjeje ende shtëpi që ishin ndërtuar të paktën që në kohë të Ali Pashë Tepelenës dhe gjithë qyteti me qendrën e tij nuk ishte më i lashtë se mesi i shekullit të 19-të”.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Më pas prek profilin njerëzor të Delvinës:

“Delvina ka qenë një qytet i vogël, i përbërë në pjesën më të madhe nga njerëz të thjeshtë, punëtorë, zanatçinj, bujq e blektorë, pa fjalë shumë por krenarë në varfërinë e tyre”, është një nga cilësimet e Javer Malos për bashkëqytetarët e tij.

Por nga një këndvështrim ideologjik, ai më pas ofron një përshkrim tjetër, pak dhe të ashpër:

“Në Delvinë, dikur një kështjellë feudalësh, kishte filluar të ngrihej një borgjezi tregtare e pangopur e fajdexhinj, por dhe pa kulturë dhe gjysmëinjorante. Njerëzit e qytetit nuk ishin analfabetë, por në pjesën më të madhe niveli i kulturës së të tyre nuk e kalonte atë të shkollës fillore”.

Javer Malo bën dhe një përshkrim të pozicionit gjeografik të Delvinës teksa shkruan se “Delvina është një qytet i bukur, i futur në një gropë nën këmbët e Malit të Gjerë, me aq male e kodra sa ia mbyllin horizontin nga të gjitha anët. As 10 km nga deti me fluturimin e zogut, asaj ia mbyllin pamjen e ujrave të Jonit mali i Kakomesë dhe i Lëkursit”. /sarandacity.al/

Tags: DikurKryesore
Previous Post

Me shpejtësi drejt detit, Rrugorja: Mund të lini patentën ose jetën!

Next Post

Farëngrënia në Delvinë e jo vetëm, irritohet Bashkia: A ndotet kështu shtëpia?

PorositWeb

Related Posts

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë
Kujtesë

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë

3 Gusht, 2024
Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?
Kujtesë

Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?

29 Korrik, 2024
Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…
Kujtesë

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…

23 Shtator, 2023
Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi
Kujtesë

Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi

10 Gusht, 2023
Kur Saranda jonë do kishte emër vajze
Kujtesë

Kur Saranda jonë do kishte emër vajze

30 Korrik, 2023
Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit
Kujtesë

Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit

16 Korrik, 2023

Comments 1

  1. ออกแบบรีสอร์ท says:
    2 javë ago

    78686 579789Quite educating story, saved your internet site for hopes to read more! 324675

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.