Ka përfunduar ndeshja midis Delvinës dhe Memaliaj, luajtur në këtë të fundit, ku humbja e trojanëve ka qenë e thellë, rrallë e ndodhur në këtë fushë, 4-1.
Ekipi i Delvinës ka reaguar menjëherë pas ndeshjes në faqen e tyre në Facebook, duke pretenduar padrejtësi në arbitrim.
“Arbitrim i njëanshëm në Tepelenë dhe tension përsëri ekipi ndëshkohet në mënyrë të përsëritshme nga e njëjta gjë duke ndëshkuar me të kuq portierin tonë pa të drejtë.
Si të mos mjaftonte kjo arbitri përsëri e bën lojën si të dojë dhe është e disata herë, nuk duan te merremi me arbitrimin por me të vërtet është turp kjo mënyrë e poshtër e arbitrave.
Ky qytet, kjo fanellë nuk do të bie poshtë edhe nëse të tjerët e duan këtë gjë, ndërkohë golin e vetëm për ekipin tonë ka shënuar Musta nga goditja e dënimit!”. /sarandacity.al/