Në Delvinë janë vlerësuar fëmijë të cilët i “përpijnë” librat, pra janë të lidhur me leximin, ku veçon ndër dhe Uejs Ahmeti, djali i bëshëm flokëgjatë e kaçurel.
Ky aktivitet u promovua dhe nga ish-mësuese Majlinda Qilimi, sot kryebashkiake, e cila shkroi:
“Qendra Kulturore e Fëmijëve ‘Myrteza Leka’, në bashkëpunim me shkollat 9-vjeçare të bashkisë Delvinë,organizoi veprimtarinë finale në kuadër të Tetorit, Muajit të Letersisë dhe Arteve.
Morën pjesë nxënës që spikatin në fushën e krijimtarisë,interpretimit dhe pikturës,të cilët u vlerësuan me stimuj moralë e materialë
Përveç emocioneve të bukura që nxënësit përcollen,mbresëlënëse ishte edhe biseda me shkrimtarët dhe piktorët delvinjotë të cilët janë krenari dhe dëshmi e vazhdimesisë së vlerave kulturore të qytetit tonë.
Urime nxenësve fitues!
Urime të gjithë organizatorëve të kësaj veprimtarie mjaft të bukur!
Suksese të mëtejshme!”. /sarandacity.al/