Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Delvinjoto-sarandioti Laert Vasili godet grekët: Si e harrojnë qëllimisht Hasan Tahsin Pashain

by PorositWeb
28 Tetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Laert Vasili, aktori i njohur nga Delvina, po aq dhe nga Saranda, shkolluar në Greqi për art skenik, i njohur në prirjen e tij për të qenë një figurë me impakt pubvlik dhe jashtë skenë, ka postuar së fundi një material me theks patriotik në raport me vendin ku ai kaloi një pjesë te jetës, Greqinë.

Vasili ka ofruar një copëz histori të Hasan Tahsin Pashait, duke e ofruar atë si shpëtues të Selanikut, por harruar qëllimisht nga grekët në këtë qytet.

“Tri varrosjet e Hasan Tahsin Pashait nga Mesarea!

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Hasan Tahsin Pasha ishte pasardhës i familjes fisnike Mesare nga fshati me të njëjtin emër që ishte pjesë e kazas’ së Leskovikut në Vilajetin e Janinës së Perandorisë Otomane në shek. XIX.

Ai lindi më 1850 në Mesare (Çarshovë) dhe pasi përfundoi studimet në Zosimea të Janinës duke zotëruar kështu arsimin helen fillon karrierën si ushtarak në Katerini më 1870 dhe arrin të bëhet në moshën 36 vjeç Komandant i Xhandarmërisë së Janinës dhe tri vjet më vonë emërohet Komandant i Garnizonit të Selanikut. Më 1908 është Guvernator i Jemenit dhe dy vjet më vonë Gjeneral Lejtnant Otoman si Komandant i Korpusit III në Selanik.

Më 1912 merr postin e Guvernatorit Gjeneral të Vilajetit të Janinës të cilin detyrohet ta lërë pas disa muajsh për të udhehëqur trupat otomane të Korpusit VIII në Selanik kundër ushtrisë Greke të udhëhequr nga Princi i Kurorës, Kostandini I. Pra ishte vetë Hasan Tahsin Pasha ai i cili me frazën: ‘Nga grekët e morëm qytetin dhe tek ata po e kthejmë’, zgjodhi t’ia dorëzonte qytetin Ushtrisë Helene në vend të bullgarëve pushtues dhe shmangu gjakderdhjen e popullsisë së qytetit dhe të zonave përreth tij nga raprezaljet e Divizionit VII bullgar duke firmosur aktin e paqes më 26 tetor 1912 te gjeneralët Dushmani dhe Metaksa, të dërguarit e mbretit Gjergji I i Greqisë.

I biri, Kenan Mesarea lindi në Janinë më 1889 dhe ishte piktor autodidakt i cili është quajtur ‘piktori i luftërave ballkanike’. Thuhet se ai ka hartuar Paktin e dorëzimit të Selanikut në frëngjisht ku ishte i pranishëm si adjutant i të atit.

Nipi i tij, Shahin – Inis Mesares lindi më 1936 në Janinë dhe ishte si arkitekt i njohur një nga ideuesit kryesorë të zgjerimit të planit urbanistik të Janinës. Vdiq në Athinë më 13 Ttetor, 2017.

Atdhetari shqiptar Hasan Tahsin Pasha Mesarea u varros tri herë. Një herë në Lozanë më 1918 ku ishte dërguar i mbrojtur nga vetë Kryeministri Venizelos, një herë më 1937 në varrin e familjes Mesare në Varrezat Shqiptare në Triandria të Selanikut (që u dhunuan nga selanikasit e rinj me ndjeshmërinë e tyre të njohur për historinë e vjetër të qytetit të ri që tashmë trashëgojnë) dhe përfundimisht më 2006 eshtrat e tij do të prehen në Varrezat Ushtarake të Luftrave Ballkanike afër lumit Aksios, pranë vendit të quajtur Γέφυρα (shqip. Ura), pikërisht aty ku edhe u nënshkrua akti i dorëzimit të Selanikut, vetëm 20 km në veriperëndim të tij, të qytetit që një shqiptar nga Mesarea me vetëmohim e shpëtoi dhe paturpësisht ky Selanik i ri thjesht apo qëllimisht e harroi…”, shkruan Laert Vasili. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Gjoksrrahje në Finiq: Pse “Jo”-ja greke e luftës është unike

Next Post

“Jo”-ja greke: Piro Dhima, krah nënës së Kacifasit

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 3

  1. More hints says:
    2 muaj ago

    721252 796103It is onerous to search out knowledgeable individuals on this topic, nevertheless you sound like you already know what you are talking about! Thanks 679436

  2. pg168 says:
    2 muaj ago

    897632 753398Excellent info, greater still to discover out your weblog that has a fantastic layout. Nicely done 2068

  3. cursoexcelguadalajara.com says:
    2 muaj ago

    643679 570966dude this just inspired a post of my own, thanks 37326

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.