Deputetja Anila Denaj tha se këto orë moti të rënduar nga reshjet, është ndodhur atje ku e kërkon situata, te bujku, fermeri, ai që më së shumti mund ta pësojë nga rrethana të tilla.
“Në Konispol, në njësinë Shalës dhe Xarrë
Ku së bashku me Prefektin e Qarkut Vlorë z.Flamur Mamaj dhe Kryetaren e Njësisë Administrative Xarrë, znj. Athina Pando pamë nga afër situatën e shkaktuar nga rreshjet dhe diskutuam masat që po merren për t’iu ardhur në ndihmë banorëve dhe mbrojtjen e plantacioneve të mandarinave”, shkroi deputetja e Sarandës.
Sipas disa informacioneve, dalja nga shtrati e lumit Pavël ka rrezikuar jo pak rrënjë mandarinash në Konispol. /sarandacity.al/