Duke sjellë rastin “Beleri”, deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar lidhur me rastin e kryebashkiakut të Kuçovës, i cili qenka dënuar nga Gjykata e Janinës vite më parë si shkelës kufiri për çështje emigrimi, gjë që mund t’i shkaktojë shkarkim nga posti.
“Ju lutem shumë, duhet të dalë dikush që të mbajë Greqinë në mllefin e saj. Tani po mësoj që Greqia paska dërguar në Shqipëri vendimin e dënimit ët kryetarit të bashkisë së Kuçovës me katër muaj burg të konvertuar në gjobë për kalim të paligjshëm kufiri dhe KQZ është investuar që të shkarkojë nga detyra kryetarin në detyrë të bashkisë së Kuçovës.
Ejj, Fredi Beleri për të cilin po bëni luftë ndërkombëtare është dënuar në Greqi për armëmbajtje pa leje në favor të tretëve, që ishin komandoja që sulmoi në territorin shqiptarë postën shqiptare në Peshkëpi dhe la të vrarë ushtarakë shqiptarë. Dhe ju grekët doni që ai të betohet kryetar bashkie, ndërkohë që Kreshnikun e Kuçovës që ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme si çdo shqiptar tjetër për të bërë emigrantin atje e për t’i shërbyer ekonomisë greke, kërkoni ta shkarkoni nga detyra.
Ju lutem mbajini grekët të mos bëhen kaq qesharakë, sinqerisht është turp”, thotë Braçe. /tesheshi.com/
Hey! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
If you know of any please share. Cheers! You can read similar article here: Eco blankets