Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dënimi i Sabri Qytezës nga Zogu, gjak me Artan Lamen: si iu tretën prindërit, si u lut bashkëshortja

by te Sheshi
4 years ago
in Kryesore, Kujtesë
0
VIEWS

Njihet antipatia e Artan Lames ndaj Zogut. Pak vite më parë, kur të birit iu kthyen ca prona në Tiranë, siç ish-Pallati i Pionerëve, Lame qe ndër kundërshtarët e flaktë të këtij akti të shtetit shqiptar.

Dhe siç duket, rrënjët e kësaj kundërshtie janë gjetiu, te fakti se Zogu solli kob në familjen e vëllait të stërgjyshit të Lames, Sabri Qyteza.

Ky telegram i vitit 1933, drejtuar mbretit Zog prej bashkëshortes së Sabri Qytezës, zbulon një prej stacioneve të  vështira të jetës së tij, pas arrestimit dhe burgosjes me akuzën e përfshirjes në lëvizjen e fshehtë të Vlorës së bashku me një varg patriotësh të tjerë.

Përgjigja e mbretit Zog ndaj lëvizjes së fshehtë të Vlorës e më tej edhe e Lëvizjes së Fierit në 1935, ishte e ashpër e shumë prej drejtuesve të tyre u dënuan me burgime të gjata.

Sabri Qyteza ishte një kundërshtar i hershëm i mbretit Zog, i pozicionuar qartë edhe në Lëvizjen e Qershorit 1924.

Burgosja e tij, sic zbulohet në këtë telegram kishte shkaktuar në familjen e Sabri Qytezës ankth e dëshpërim.

Bashkëshortja e tij Safie i shkruan drejtpërdrejt mbretit Zog dhe i lutet për mëshirë, duke i kujtuar se ai ka lënë në shtëpi një vajzë të vogël dhe se se dy prindërit e tij nuk e përballuan dot dhimbjen e shkaktuar nga dënimi i të birit.

Siç shkruan Safia, babai i Sabri Qytezës, Aliu kishte vdekur prej dhimbjes pas 6 muajsh vaji të përditshëm për të birin e burgosur, ndërsa nëna e tij ishte tretuar e gati verbuar duke qarë çdo ditë të birin.

Ja telegrami i plotë i Safie Qytezës drejtuar mbretit Zog në prill të vitit 1933:

Naltmadhnisë Zogu I, Mbret i Shqiptarëve

Augusti sovran po të denjoje të shtjerë syrin mëshiruës mbi bindjen e formueme në opinionin publik që bashkëshorti im Sabri qyteza ra viktimë e çpifjevet Çekrezit kur ish anormal, plagët e mija dhe të vajzës vogël mjerueme shërohen më faljen e tij individualisht stop me këtë falje do të pushojnë dhe lotët e  mëmës shumë plakë të tij e cila po verbohet dhe po vdes e zhuritur sikundër pak ditë më parë  vdiq buri i saj me zemrën të djegur tue qarë gjashtë muaj ditë e natë për Sabrinë.

Shërbëtorja Safie S. Qyteza

Po kush ishte Sabri Qyteza?

Ai lindi në Korçë, në vitin 1882. Shkollën e mesme e mbaroi në Manastir. Studimet e Larta për Drejtësi i kreu në Stamboll. Ai ishte anëtar i Këshillit të Klubit të Stambollit.

Sabri Qyteza është njëri nga aktorët e dramës “Besa” të Sami Frashërit, e shfaqur në Stamboll, në vitin 1908.

Më 1912, u zgjodh deputet i Sanxhakut të Korçës në parlamentin osman.

Në vitin 1913, burgoset në Stamboll e më pas dëbohet nga Turqia. Vjen në Vlorë dhe punon si prokuror i shtetit shqiptar.

Me ardhjen e Vidit, vihet në shërbim të shtetit me armë në dorë në luftë kundër rebelëve dhe Esad pashës.

Me rënien e princ Vidit, emigron në Zvicër, Rumani dhe Turqi duke mos e ndërprerë aktivitetin për çështjen kombëtare.

Gjatë viteve ‘30 punon si avokat në qytetin e Korçës. Në vitin 1942 është deputet i parlamentit shqiptar.

Vdiq në Korçë, në vitin 1947. /tesheshi.com/

ShareTweetSendShareSend

Lajme të ngjajshme

Haaretz: Si qindra ushtarë izraelitë luajnë mendsh apo vetëvriten në Gaza
Kryesore

Haaretz: Si qindra ushtarë izraelitë luajnë mendsh apo vetëvriten në Gaza

16/09/2025
Kritika: Këta njerëz nuk duan të martojnë fëmijët
Kryesore

Kritika: Këta njerëz nuk duan të martojnë fëmijët

16/09/2025
Thënë nga zjarrvënësit e botës: “Gaza po digjet!”
Kryesore

Thënë nga zjarrvënësit e botës: “Gaza po digjet!”

16/09/2025
Next Post

Macron pranon më në fund një “terrorizëm francez”

Pas skafandrës: nuk është gango, por imam i një xhamie madhështore!

Një mesazh majtist i Bashës nën krizë ligjërimore

TË FUNDIT

Vdekja e një legjende kinemaje

Vdekja e një legjende kinemaje

by te Sheshi
16/09/2025
0

Erdogan: Netanyahu, fund si të Hitlerit!

Erdogan: Netanyahu, fund si të Hitlerit!

by te Sheshi
16/09/2025
0

Raporti që po tërbon Izraelin: Gjenocid i pastër në Gaza!

Raporti që po tërbon Izraelin: Gjenocid i pastër në Gaza!

by te Sheshi
16/09/2025
0

Fjalimi jo prej biznesmeni i Elon Musk

Fjalimi jo prej biznesmeni i Elon Musk

by te Sheshi
16/09/2025
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.