Pas akuzës së djeshme që skuadra e Butrintit bëri pasi mbaroi ndeshjen me Maliqit, ka reaguar klubi devolli.
Sipas Butrintit, futbollisti Mario Kame i Maliqit ka marrë 4 kartona të verdhë dhe sipas rregullores së veprimtarisë futbollistike nuk duhet të ishte i pranishëm në ndeshjen e djeshme.
Por Maliqit ofron nja kundrafakt dhe.
“Ne vazhdojmë të jemi të parët dhe do jemi deri në fund por:
Kundërshtarët tanë të Butrintit pasi dolën nga gara për vendin e parë duke mos fituar dot në Korçë, kanë filluar të shikojnë ëndrra me sy hapur për të fituar ndeshjen në tavolinë.
Mario Kame ka marrë kartona të verdhë në ndeshjet ndaj:
Devollit
Laberisë
Tepelenës
Gramozit.
E ka shlyer dënimin në ndeshjen me Skraparin pasi u bë me 4 kartona.
Më poshtë po ju postojmë protokollin e faqes zyrtare të FSHF ku duket qartë se në ndeshjen ndaj Gramozit e ka marrë kartonin Mario Kame dhe jo binjaku i tij Dario Kame.
Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara thotë populli!”, shprehet Maliqi pas këtij akuzimi.
Sipas Maliqit, e gjitha kjo vjen nga një gabim në sistemin e hedhjes së pikëve në sistem pasi aty rezulton që karton të verdhë ka marrë Dario Kame, ndërsa në sistemin e Federatës është Mario Kame. /sarandacity.al/