PD në Sarandë denoncoi “çuarjen me forcë” drejt Vlorës të drejtuesve të administratës publike, për të qenë pjesëmarrës në tubimin përmbyllës të PS-së në Vlorë, e njëherësh lënien e punës nga e tyre.
Jolie Dine, kandidati demokrat për Sarandën, tha në një dalje për median se do ketë përgjegjësi për lënien e punës.
“I them sot publikisht, emër për emër, cdo drejtuesi institucioni në Sarandë: Në datën 26 prill, do të na keni përballë dhe do të përgjigjeni personalisht për këtë që keni bërë sot e gjatë gjithë fushatës elektorale”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/6zwUuZbj6g0