Si duket do jetë Gjirokastra fqinjve ajo e cila do pastroja tarracat nga depozitat e ujit mbi to, një prej shëmtimeve urbane kudo nëpër qytetet shqiptare, por e pagëlltitshme për ato me profil turistik, siç dhe Saranda jonë.
Është kryeministri Rama ai që njofton këtë synim për qytetin e gurtë, ndërkohë që Saranda bregdetare e synon prej vitesh, por s’po ia arrin dot. Shkak është uji, uji 24 orë, ende i pamundur.
Sipas Ramës, këtë do e arrijë Gjirokastra, siç njofton ai.
“….Dhe me ujësjellësin e ri të Gjirokastrës, që do të furnizojë me ujë 24 orë, duke i dhënë fund një herë e mirë gangrenës së vjetër të tubacioneve dhe depozitave të ndryshkura sipër tarracave të pallateve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan i pari i qeverisjes, duke provokuar që çdo sarandiot ta pyesë në heshtje: Po Saranda kur do e ketë këtë fat? /sarandacity.al/