Deputetja e Sarandës, njëherësh zëdhënëse e PD-së, Ina Zhupa, në një status të fundit sjell në kujtesë ekzekutimin nga komunistët në 51-shin të një figure femërore të njohur të kohës, Sabiha Kasimati.
“Në mesnatën e 26-27 Shkurtit 1951 u ekzekutuan pa gjyq nga diktatura komuniste, 22 intelektual(duhet shtuar një ë në fund – intelektualë, pasi është fjala për numrin shumës. Shën.Red)!
Ndër ta edhe Sabiha Kasimati(duhet një presje , këtu. Shën.Red) shkencëtarja e parë shqiptare!
Dhe, pasi rendit listën e të ekzekutuarve, e mbyll me:
“I kujtojmë për ti(duhet apostrof ‘ mes t dhe i – t’i. Shën.Red) nderuar!
I kujtojmë për mos harruar asnjë nga krimet e diktaturës!
I kujtojmë për të punuar çdo ditë që Shqipëria mos kthehet dot mbrapsh(duhet një t në fund të fjalës. Shën.Red)!
Demokracitë mbrohen çdo ditë!”, shkruan znj. Zhupa.
Përkthimi politik i gjithë kësaj tirade është se dhe Edi Rama mund të ekzekutojë ndonjë grua apo burrë për bindje politike sot, ndoshta dhe nga radhët e PD-së, të shkencës si e ndjera Sabiha apo të ndonjë fushe tjetër.
Në fakt, Rama me një barrë mëkatesh qeverisëse, së paku kurrë nuk i është atribuuar ndonjë vrasje. E kundërta: nga kahja e znj. Zhupa, pos Berishës për disa, edhe Basha, zgjedhja e saj politike, ka barrën e një vrasjeje të katërfishtë, si ajo e 21 janarit 2011, së cilës vijon t’i shmanget në mbajtjen e një qëndrimi apo dhënien e një shpjegimi sa i përket pozicionit të tij individual në atë zhvillim tragjik.
Tjetra: statusi i znj. Zhupa është pjesë e përdorimit të një narrative me gogol komunist, krejtësisht jashtë kohe e konteksti, lokal jo e jo, por më rëndësishmja global. Sepse ato ekzekutime i përkasin një epoke ku komunizmi, si fuqi idelogjike në rendin botëror të pasluftës, ishte dhe kontekst global veçse lokal.
Komunizmi sot nuk është fare pjesë e debatit botëror politik, ideologjik apo gjeopolitik. Ekziston vetëm në një pikë të globit, te PD-ja.
Ndryshe, është tregues i boshësisë politike, pra krize te mendimit politik.
Në terma pragmatikë, është e vërtetuar në 30 vjet që nuk sjellë vota. /sarandacity.al/
399968 802916Hello super schner Webblog den ihr da habt. Bin gerade ber die Google Suche darber gestolpert. Gefllt mir echt super gut. macht weiter so. MFG Martina 152951
307536 484014I real pleased to discover this internet site on bing, just what I was seeking for : D too saved to bookmarks . 86271
699067 16472Thanks for the details provided! I was researching for this post for a long time, but I was not able to see a dependable source. 941280
173036 970700whoah this weblog is excellent i like studying your posts. 289575