Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Detaje nga tragjedia më e fundit greke: fjalët e një nëne për vajzën e humbur

by PorositWeb
19 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku ligjor Elias Bogiokas, duke ekzaminuar trupin e pajetë të Garyfallia-s (Karafiles), e cila  u vra nga partneri i saj, 30-vjeçari Dimitris Vergos në Folegandros, është tmerruar.

Të dhënat e autopsisë treguan se vdekja e vajzës 26-vjeçare, e cila ishte farmaciste, erdhi nga mbytja në det, për shkak të lëndimeve të shumta.

Në veçanti, kishte lëndime të përputhshme me rënien, pra që trupi i saj të ishte përplasur  në shkëmbinj para se të përfundonte në det.

Profili i autorit të krimit

Informacioni nga zougla.gr thotë se Vergos punoi në Athinë dhe, për shkak të situatës COVID vendosi të kthehej në vendin e tij të origjinës, Bolati, Korint.

Në të njëjtin informacion thuhet se babai i tij është mësues, nëna e tij edukatore kopshti, ndërsa ai ka edhe një motër. Babai i tij është një nga njerëzit më të respektuar në fshat pasi, siç thonë banorët, ai ishte gjithmonë i gatshëm të ofronte ndihmë për këdo në nevojë. Ndryshe nga babai, nëna e tij thuhet se është një karakter më i vështirë në komunikim.

Ndërsa Karafilja i pafat kishte dy vëllezër dhe një motër. Vajza ishte krenaria e familjes. Babai i saj është një bankier dhe, sipas informacioneve, ai dha dorëheqjen nga banka ku punoi për t’u marrë me bujqësi, pasi po përgatitej të hapte një farmaci për 26-vjeçaren.

Banorët e zonës flasin me fjalët më të mira si për familjen e Garyfalli-s ashtu edhe për familjen e autorit të krimit.

Fjalët e nënës

Fjalët e para të nënës së 26-vjeçares Garyfallia janë tronditëse. “Karafilja ishte një dhuratë për mua. Drejtësia do ta bëjë punën e vet”.

“Unë dua që ju të respektoni dhimbjen tonë. Unë nuk e kam takuar të riun. Garyfallia tha se ishte një djalë i mirë”, tha nëna e saj.

“Mësojini djemtë tuaj të sillen si burra”, shtoi ajo.

Kronika e dramës

Kujtohet se autori ishte në kërkim që prej ditës së djeshme dhe më në fund u gjet rreth orës 21.00 të së shtunës në mbrëmje me orientimin e banorëve të ishullit.

30-vjeçari thuhet se nuk pranoi të dorëzohej dhe gjuajti me gurë zyrtarët e policisë dhe portit. Ai madje kërcënoi të bënte vetëvrasje. Kur u arrestua, ia atribuoi ngjarjen “momentit të keq” dhe tha se “marrëdhënia ishte prishur” …

Duhet të theksohet se makina e çiftit u gjet e mbyllur, gjë që përjashtoi mundësinë e rënies në det me vajzën në të. Autoritetet gjetën gjithashtu një gjerdan të thyer dhe një vathë me gjurmë gjaku afër vendit ku u gjet trupi i saj. Këto ishin tregues se kishte pasur një grindje të dhunshme.

Më parë, në zonën e detit ku 26-vjeçarja u gjet e vdekur, u gjet një çantë, në të cilën ndodhej identiteti i të dashurit të saj. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Sofo Çakalli: shkëlqimi amerikan i një ish-ekselenti hasantahsinas

Next Post

Ora policore, “rebelim” me Himnin e Flamurit në Vlorë (pamje)

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023
Rend

Balla shpalos vizionin antigjobë

22 Korrik, 2023
Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot
Rend

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot

28 Maj, 2023
The Times: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm turistik
Turizëm

The Times: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm turistik

16 Prill, 2023
Josif Papagjoni suprizon me librin e radhës: Saranda…
Kulturë

Josif Papagjoni suprizon me librin e radhës: Saranda…

14 Prill, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.