Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Detaje pak të njohura: ç’duhet të dini për 1 Majin më rrënjë amerikane

Pse tre 8 dhe pse karafila të kuq në këtë feste majtiste?

by Saranda City
1 Maj, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Një maji, ose ndryshe dita e solidaritetit ndërkombëtare të punonjësve, siç cilësohej në komunizëm, vijon të festohet si një përkujtim për protestat e mëdha të punëtorëve të mbajtura në Çikago më 1 maj 1886, kur disa punëtorë vdiqën në përleshjet me policinë dhe tetë punëtorë u dënuan me vdekje.

Shekulli i 19-të u shënua nga shfrytëzimi i pashpirt i punëtorëve. Pagat e ulëta dhe orët e gjata të punës ditore, nga 12, madje 18 orë për të rritur dhe fëmijë, i rraskapitën njerëzit që në të gjitha vendet e kapitalizmit të zhvilluar kërkonin kushte më dinjitoze pune dhe jetese përmes grevave. Lëvizjet reaguese përjetuan vrullin më të madh në SHBA.

Më 1 maj 1886, rreth 40,000 punëtorë protestuan në Çikago, duke theksuar kërkesat e simbolizuara në tre teta: 8 orë punë, 8 orë pushim dhe 8 orë edukim kulturor. Policia ndërhyri me armë dhe vrau gjashtë dhe plagosi rreth 50 punëtorë. Shumë protestues u arrestuan dhe drejtuesit e grevës u sollën në gjykatë. Pesë prej tyre u dënuan me vdekje dhe tre me burgim afatgjatë.

Në kujtim të gjakderdhjes në Çikago, në Kongresin e I-rë të Internacionales së Dytë në 1889, u vendos që protestat e punëtorëve të mbaheshin çdo vit më 1 maj. Nga viti pasues, 1890, kjo datë u bë dita ndërkombëtare e solidaritetit të punëtorëve.

Gjatë viteve në vijim, punëtorët në vendet perëndimore, me ndërmjetësimin e sindikatave dhe negociatat me punëdhënësit, konkretisht shtetin, arritën suksese të dukshme në luftën për të drejtat e tyre dhe me kalimin e kohës tensionet sociale u qetësuan.

Më vonë, në shenjë martirizimi të të vrarëve në Çikago, karafili i kuq u pranua si simbol i rebelimit të punëtorëve.

Në Shqipëri, 1 Maji fitoi një traditë si ndër festat kryesore në komunizëm, ku në Tiranë, Bulevardin kryesor, zhvilloheshin parada pompoze, me udhëheqjen në një tribunë te Kryeministria, ku në shumë vite ishte prezent vetë Enver Hoxha.  /sarandacity.al/

Previous Post

Turistët po vijnë: a ka kush t’i presë?!

Next Post

Kërcënimet e Ramës për 1 Maj

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Nisja e sezonit: çfarë e veçon Shqipërinë dhe Turqinë?
Ekonomi

Nisja e sezonit: çfarë e veçon Shqipërinë dhe Turqinë?

4 Qershor, 2023
Plazhet magjike: e kundërta e Shqipërisë tej Jon-Adriatikut
Turizëm

Plazhet magjike: e kundërta e Shqipërisë tej Jon-Adriatikut

3 Qershor, 2023
Ujë me pi, nga Gjirokastra në Itali
Ekonomi

Ujë me pi, nga Gjirokastra në Itali

2 Qershor, 2023
Lazarati “pajtohet” me Ramën: ia hap dyert….
Politikë

Lazarati “pajtohet” me Ramën: ia hap dyert….

28 Maj, 2023
Greqi: Mitsotakis në kulmin e tij, e majta do një Tsipras të ri
Politikë

Greqi: Mitsotakis në kulmin e tij, e majta do një Tsipras të ri

28 Maj, 2023
Saranda, 20 mijë turistë nga janari në maj
Kryesore

Saranda, 20 mijë turistë nga janari në maj

26 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.