Deputetja opozitare e Sarandës është pozicionuar krah jovaksinimit me detyrim të studentëve.
Në një mesazh në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik, ndërsa në disa fakultete ka tensione pasi studentë të pavaksinuar kanë tentuar hyrjen me forcë në auditore, Zhupa thekson se kjo çështje duhet zgjidhur ndryshe.
“Viti akademik nis me ultimatume për mos shkollim për studentet që nuk janë vaksinuar.
Me 26 gusht në një vizite në konvikte Edi Rama deklaroi se mund te vij momenti që studentët të detyrohen të vaksinohen.
Që nga ai moment kjo deklaratë filloi të merrte trajta detyruese nga komiteti i ekspertëve (politikë) dhe nga ministria e arsimit dhe rektorët.
Në vend të një fushate ndërgjegjësimi, sensibilizimi, bisedimi dhe sqarimesh me ekspertët e shëndetësisë dhe studentëve në auditore për vaksinimin, zgjedhin kërcenimet për mosshkollim të rinisë shqiptare”, arsyeton deputetja. /sarandacity.al/