Rruga e Arbërit, nisur nga Berisha e vijuar nga Rama, u hap për herë të parë këtë 29 nëntor, për një kalim provozor, për t’u normalizuar në parametra të rregullta pas ca muajsh, në pranverë.
Është ndër ato rrugë që dibranët e ëndërronin që në kohën e Enverit, sa herë kalonin nga Klosi, duke hedhur vështrimin nga Xibri e thënë se andej dikur kalonte rruga e vjetër që i lidhte me kryeqytetin. Nga pikërisht ajo rrugë, dibranët u dyndën në 1913-ën drejt Tiranës, për të patur lagjen dhe rrugën e tyre në kryeqytet.
Tashmë ata nuk do kalojnë Qafën e frikshme të Buallit, kthesat e lodhshme të mbi-Klosit, nuk do përshkojnë Burrelin, nuk do shijojnë peisazhet e liqeneve të Ulzës e Shkopetit, të cilat kanë qenë të gjitha fragmente të segmentit Peshkopi – Tiranë, dikur dhe 7 orë me autobus e prej vitesh më pak për shkak të aksit Milot – Fushë Krujë, vepër e fundviteve 90-të. Ishte një rrugë që e diktoi sistemi komunist, sipas projektit zhvillimor të atëhershëm.
Ndaj, lodra, cula, kënga dhe vallja dibrane, karakterizuan hapjen për të të parë të Rrugës së Arbërit.
Kryeministri Rama shpëndau pamjet dhe bëri komentin përkatës.
“Hapet për qarkullim Rruga e Arbërit.
Provizorisht kalohet me bajpas anash Tunelit të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”.
Të njëjtën gjë pret dhe Saranda në prag të sezonit të ardhshëm, ku do i thuhet lamtumirë Qafës së Muzinës, për të devijuar aksit të ri Kardhiq – Delvinë. Pra, në Urën e Gajdarit, merr majtas. /sarandacity.al/
https://youtu.be/vOBIV94L7y8