Një fenomen është vënë re në shkallaret e shëtitores, që sipas kolegut Thoma Nika, mund të lidhet me midhjen.
“Me ç’duket, deti i kësaj vjeshte ka vendosur ‘në transfertë’ edhe prodhimin e midhjes. Nga Liqeni i Butrintit, në buzëdetin e Sarandës.
Këto që shoh në shkallën e parë të shkallares në buzën e ujit, në shetitoren e re, mua më duken farë e midhjes. Me gjasë, deti i ka vendosur atje, si reagim ndaj relievit të ri.
Ekspertët dhe njerëzit e fushës le të më korrektojnë.
Deti është punëtor si bleta, për gjallesat e veta”, shkruan Nika. /sarandacity.al/