Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dita e “Qemalit”: mes konspiracionit politik dhe një kurioziteti artistik

by te Sheshi
4 years ago
in Kryesore
0
VIEWS

Sot është 5 Maji, Dita e Dëshmorëve, një festë me konotacion komunist, vijuar dhe në demokraci, pa u cenuar aspak politikisht, apo vënë në diskutim, ngjashëm siç ka ndodhur dhe me 29 Nëntorit, datë që nuk njihet nga PD si e Çlirimit.

Në 5 Maj, kurora me lule te Nëna Shqipëri ka vënë edhe PD. Kjo nga fakti se dhe njeriu që është arsye e kësaj dite, Qemal Stafa, nuk është trajtuar si një personazh lufte apo politik me dritëhije, në këndpamjet e reja të historiografisë post-komuniste.

Diskutimet e sferës historike kanë qenë vetëm për prapaskenën e vrasjes së tij, ku përflitet për një tradhëti brenda radhëve të PKSH-së, më saktë eliminuar nga Enveri, sipas një teorie konspirative.

Edhe te filmi “Vendimi”, i cili ka në qendër vrasjen e Qemalit, në subjekt është tradhëtia e brendshme ajo që i merr jetën të riut komunist, një nga figurat më me peshë të Partisë Komuniste.

Ekziston dhe një kuriozitet artistik: rolin e Qemalit në dy filma e luan i njëjti aktor, Kastriot Çaushi, që, edhe pse me flokë të drejtë është shndërruar në kaçurel për shkak të llojit të flokut të personazhit.

Te “Qortimet e Vjeshtës” përshkuhet Qemali në dimensionin artistik, si njeri me prirje letrare, gjithmonë në funksion të idealit politik, komunizmit, ndërsa te “Vendimi” është Qemali krejtësisht politik.

Nëse i referohemi asaj që Qemali ra dëshmor nga një akt tradhëtie e jo për shkak të një përballjeje klasike me armikun, pra siç serviret dhe te “Vendimi”, kjo është dhe një ditë turpi për PKSH-në e dikurshme. /tesheshi.com/

Lajme të ngjajshme

Biologjia kundër politikës: udhëheqësit që kërkojnë pushtet deri në vdekje…
Kryesore

Biologjia kundër politikës: udhëheqësit që kërkojnë pushtet deri në vdekje…

15/01/2026
Një “sorosian” në krye të Gazës: a do të funksionojë?
Kryesore

Një “sorosian” në krye të Gazës: a do të funksionojë?

15/01/2026
Jemi më pro-amerikanët në rajon, pse Trump na ndëshkoi ne dhe jo Serbinë?
Kryesore

Jemi më pro-amerikanët në rajon, pse Trump na ndëshkoi ne dhe jo Serbinë?

15/01/2026
Next Post

Para dhe pas një darke: a u normalizuan raportet Kosovë-Serbi?

Lajm i keq: rritje e çmimeve botërore të naftës

Ç’deshte flamuri shqiptar në “Bernabeu”?

TË FUNDIT

Sa larg do të shkojë Evropa për të mbrojtur Grenlandën nga Trump?

Sa larg do të shkojë Evropa për të mbrojtur Grenlandën nga Trump?

15/01/2026
0

Evropë hipokrite! Dënon gjenocidin në Gaza, por blen armët e Izraelit

Evropë hipokrite! Dënon gjenocidin në Gaza, por blen armët e Izraelit

15/01/2026
0

Kur ekzekutohej Arkani: si u gatua ky ish-kriminel serb?

Kur ekzekutohej Arkani: si u gatua ky ish-kriminel serb?

15/01/2026
0

Pesë minuta për një jetë më të gjatë…

Pesë minuta për një jetë më të gjatë…

15/01/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.