Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Ditari i një minoritari delvinjot: burg nga Berisha, në qelinë ku i ati vuajti nga Enveri

by PorositWeb
13 Nëntor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Mësuesi i talentuar i letërsisë që kishte dhënë mësim në një nga shkollat me të mira të vendit, atë të Bujqësores së Delvinës, Panajot Marto, bie në burg në 1994, nën akuzën për veprimtari angjenture. Ishte koha e qeverisjes së Berishës, qe dhe pse president e jo kryeministër, ai njihej si drejtues i plotfuqishëm i vendit. Panajot Marto ishte një nga të 5-ët e OMONIA-s. Për ironi, në Foltoren e së premtes në Sarandë, Berisha do shfaqej si mik i Minorietit, duke pohuar se elementi grek më shumë ishte persekutuar se sa privilegjuar nga Enveri.

Panajoti ka pas lënë një ditar, të titulluar si “Ditar i ferrit”. Në të ai shkruan se “torturat ishin kaq të tmerrshme, sa një Zot e di se si dolëm të gjallë”. Bile ai sjell fjalët e një polici që duke pirë kafe matanë burgut të Tiranës, i tregonte bëmat një shoku të tij me mburje. “Ai  greku, edhe qen të ishte do të kishte ngordhur. Dhe tre herë ka bërë grevë urie. Nuk e mendoja si mund të çohej në këmbë përsëri ai njeri me ato rrahje me grushta e shkelma që hëngri për orë të tëra”.

Rastësi ishte që gjyqin ua bënë me 15 gusht 1994, ditën e Shën-Mërisë?

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pesë vite pas burgut, shëndeti i tij u keqësua. Me 31 dhjetor, disa orë para se të mbyllte portën viti 1999, ai u la shëndet të afërmve dhe miqve, pa e parë vitin 2000 .Por rastësia tjetër ish se Panajoti vuajti dënimin në burgun e Tiranës, në qelinë ku kish qëndruar babai i tij  i cili kishte kryer 16 vjet. Rastësi?

“I dërrmuar nga të rrahurat më hodhën në një qeli. Ndenja nuk e di sa i shtrirë me sy të mbyllur. Kur i hapa, me zorr u mësova në atë gjysmë errësirë.

Në anën perëndimore të qelisë ku binte pak dritë, pashë ca gërma. Zgurdullova sytë: ΜΙΧΟΣ ΜΑΡΤΟΣ greqisht. (Miho Marto). M’u ngjethën mishtë. O Zot, këtu kish vuajtur babai im. Tani ia zura unë vendin”.

Duke ndjekur ditarin e tij , ku në burg e kish shkruar këtë kujtim në një letër cigareje, ai përjetoi ca momente që është një koiçidencë interesante. Ishte 30 prill, kur ai i torturuar e kthenin në qeli, në fshat, Kakodhiq, babai i tij jepte frymën e fundit. Po ai, si hija  e babait të Hamletit, iu fanit në qeli të birit, Panajotit. Ja ç’kishte shkruar në letrën e cigares:

“Në bodrum, poshtë, më futen në qelinë e errët, që vetëm po të çoje kokën, mund ta godisje në tavanin prej çimentoje. Një stol kishte dhe asgjë tjetër. Porta u mbyll dhe qelia u zhyt në errësirë. Ku nuk më shkonte mendja. ……. Brenda në errësirën si një fllad i lehtë dëgjova zërin e babait tim. Më fliste që të më jepte kurajo: ‘Mbahu biri im. Duro shpirti im. Jam pranë teje, mos ki frikë. Këtu isha edhe unë. Mos u thyej..Mos u tremb. Unë sot ika’.

Fërkova  sytë fort se mos shikoja ëndërr. Dhe përpiqesha  të dalloj diçka..Për fat të keq, errësira ishte shumë e thellë. Zëri i babait tim vazhdonte të ushtonte në veshët e mi. Vërtet, atë të shtunë, 30 prill, babai im udhetonte në Mbretërinë e Qiejve. Mua nuk më thanë gjë. Atë e mësova vetëm ditën e gjyqit, disa muaj më vonë”.

Nga Panajot Boli – /sarandacity.al/

 

Tags: DikurKryesore
Previous Post

Qyteti: një treg apo disa minitregje ushqimore?

Next Post

Plehrat: si i përgjigjet “gjumashi” i Himarës xanxës së Edi Ramës

PorositWeb

Related Posts

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë
Kujtesë

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë

3 Gusht, 2024
Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?
Kujtesë

Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?

29 Korrik, 2024
Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…
Kujtesë

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…

23 Shtator, 2023
Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi
Kujtesë

Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi

10 Gusht, 2023
Kur Saranda jonë do kishte emër vajze
Kujtesë

Kur Saranda jonë do kishte emër vajze

30 Korrik, 2023
Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit
Kujtesë

Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit

16 Korrik, 2023

Comments 1

  1. https://naghshgozaran.ir/chto-takoe-pocket-option-i-pochemu-jeto-vazhno/ says:
    2 muaj ago

    693012 711597Of course like your website but you need to check the spelling on several of your posts. Several of them are rife with spelling difficulties and I discover it quite bothersome to tell the truth nevertheless Ill undoubtedly come back once again. 407330

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.