Yuri Kim do e lërë së shpejti Shqipërinë, duke marrë dhe ajo, siç shumë paraardhës së saj, zemëratën e opozitës, e cila gjykon ngushtësisht se ajo dhe paraardhës së saj kanë dashur më shumë PS-në se sa PD-në.
Njoftohet kjo nga Ministria e Jashtme, e cila shkruan se “në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekullim mbi ‘heshtjen’ e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente.”
Megjithatë, spekullimi i parë është bërë, nga gazetari që njihet për të marrë info politike në kofidencë, Muhamed Veliu.
Sipas tij, Kim do të zëvëndësohet nga David Kostelanick, një njohës i mirë i çështjeve ruse, i cili për momentin është drejtor në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Kujtojmë se Kim zëvëndësoi Donald Lu, me të cilin nisi Reforma në Drejtësi, nga e cila ai pati rrufetë e opozitës. Jo më pak dhe Yuri Kim, e cila ndryshe nga sa priste opozita, vijoi të ketë të njëjtat qëndrime ndaj reformës në fjalë.
Momenti më kulmor i saj do qenë krijimi i SPAK-ut, për të cilin u investua fuqishëm, duke e mbrojtur fort, ashtu siç Reformën në Drejtësi.
Gjithashtu me të, ndodhi dhe shpallja e Berishës “non grata” nga SHBA, akt i cili iu faturua dhe ambasadores Kim, në një variant konspirativ, edhe pse SHBA e ka bërë të qartë se nuk qëndron përsonalisht ajo pas këtij vendimi por vetë Departamenti i Shtetit.
Por Kim u detyrua të përcjellë një mesazh të fortë amerikan për rastin, atë me metaforën e “barit”, që siç tha ajo, demokratët nuk duhet “ta hanë” për shkak të Berishës. Nga gjuha e saj, është bërë e qartë se SHBA nuk e njeh më Berishën si aktor politik dhe asnjë lloj produkti politik që buron prej tij. /sarandacity.al/
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!