Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Dorëzohet “Lë Pen-i” shqiptaro-amerikan

by PorositWeb
11 Janar, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Evi Kokalari, një lloj Marine lë Pen-i shqiptar e shfaqur krah Berishës gjatë Foltoreve të këtij të fundit, është dorëzuar.

Ajo ka vendosur që të mos merret më me politikën në Shqipëri, edhe pse duket mjaft stoike në bindjen dhe aktivizimin e saj politik, me synimin që ndoshta të ishte ajo, si nëj shqiptaro-amerikane, pasuesja e Bashës nëse Berisha do ia merrte partinë këtij të fundit.

Ajo ka shpallur tërheqjen e saj të plotë, duke shkruar:

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua t’i kthehem jetës time në Amerikë që kam që në shtator që e kam lënë komplet mbas dore.

Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.

Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.

Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë.

Lërini mëritë dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.

Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale.

Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, Përzemërsisht, Evi”.

Kështu, vetëlargohet një figurë tejet e diskutueshme, e shfaqur befas në opozitën shqiptare, me mungesa të theksuara në kualitetin ligjërimor politik, aq më pak publik, pa ndonjë aftësi apo talent të dukshëm për të qenë një figurë imponuese.

Dhe, i vetmi profil që mund të kish, edhe për shkak të ngjashmërisë në pamje, ishte ai i një Marine le Pen, por me mundësi të pakta për të patur ithtarë siç politikania nacionaliste franceze. /sarandacity.al/     

Tags: Perditshmeri
Previous Post

“Atvrasje” e plotë në PD: Berisha, përgjithmonë jashtë!

Next Post

Saranda ja del e para: mbledh e shet tonelata mbetje

PorositWeb

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës
Politikë

Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës

5 Gusht, 2024
Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës
Kryesore

Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës

5 Gusht, 2024
Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!
Politikë

Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!

31 Korrik, 2024
Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri
Politikë

Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri

29 Korrik, 2024
Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij
Politikë

Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij

22 Korrik, 2024

Comments 2

  1. Your code of destiny says:
    3 javë ago

    I’m really impressed along with your writing talents as neatly as with the structure on your weblog. Is that this a paid subject matter or did you modify it your self? Anyway stay up the excellent high quality writing, it’s uncommon to peer a great blog like this one nowadays!

  2. 1xbet says:
    2 javë ago

    519552 263259These kinds of Search marketing boxes normally realistic, healthy and balanced as a result receive just about every customer service necessary for some product. Link Building Services 953537

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.