Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Dosja e Ksamilit: dritëhijet e një grabitjeje

by PorositWeb
15 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Grabitja e 50.000 eurove në Ksamil nuk është një ngjarje pa dritëhije. Mjaft pikëpyetje mbulojnë dosjen hetimore por edhe atë çka u pasqyrua për opinionin publik.

Kështu, fillimisht rezulton se lajmi është publikuar në media nga një “dorë e panjohur” qysh pasditen e 8 korrikut.

Madje lajmi u publikua me të dhëna të plota, veçse emri Nderim Currit u ngatërrua me atë të Nderim Ndrecës.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Por çuditërisht, në dosjen hetimore rezulton se Prokuroria kishte dhënë masë sigurimi në mungesë për autorët në datën 9 korrik dhe po në atë ditë u ekzekutuan arrestet edhe nga Policia.

Po në datë 9 u shpërnda për mediat edhe komunikata zyrtare.

Ja çfarë thotëë dosja: “Në fazën fillestare të këtij procedimi penal në kuadër të veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim penal bazuar në kërkesën e Prokurorit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë nëpërmjet vendimit nr. 54 datë 09.07.2021 ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”në mungesë parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale”.

Po kështu vazhdon edhe citimi për ekzekutimin e vendimit nga policia: “Për ekzekutimin e vendimit nr.54 datë 09.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë po më datë 09.07.2021 Prokurori ka marrë aktet respektive procedurale “urdhër për ekzekutimin e vendimit të gjykatës për caktimin e masës së sigurimit” me të cilin ka ngarkuar Oficerët e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Këta të fundit kanë bërë të mundur të ekzekutojnë vendimin gjyqësor në fjalë dokumentuar me aktet respektivë proceduralë “procesverbal për ekzekutimit të urdhërit të Prokurorit” të datës 09.07.2021 ora 15.00 duke e dërguar çdonjërin prej shtetasve në paraburgim.

Tjetër element i çuditshëm është se në dosjen hetimore thuhet se për procedimin penal 406 të vitit 2021, pra atë të ngjarjes se Ksamilit, janë regjistruar edhe dy vepra të tjera penale, konkretisht: “vetëgjyqësia” dhe “plagosja e lehtë me dashje”, por që siç citon vendimi gjyqësor: “deri në këtë moment nuk i atribuohen ndonjë shtetasi konkret”. Pra mesa duket, në ngjarje ka pasur edhe plagosje e vetëgjyqësi, të cilat nuk janë bërë publike.

Një tjetër element është ai që i dëmtuari L. Poka, në datën 3 korrik ka deklaruar se i ishin grabitur 9500 euro, ndërsa në datën 8 korrik ka thënë se realisht i ishin grabitur 50.000 euro, të cilat i kishte marrë borxh tek një tjetër shtetas në Ksamil.

Ndërkohë, në dosje zbulohet se një nga të arrestuarit, konkretisht Vangjel Pella, ka arritur të marrë në dt.10 korrik një epikrizë përcjellëse nga Spitali Sarandë për në QSUT Tiranë, përfshirë dhe një kartelë 24 orarëshe nga Shërbimi i Urgjencës, duke u transferuar si i paraburgosur në repartin e kardiologjisë Tiranë për shkak të problemeve me zemrën. Me këtë shkak, avokati i tij ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” por që edhe Prokuroria edhe Gjykata nuk e pranuan, duke vendosur përfundimisht masëën “Arrest në burg”. /sarandacity.al/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

E pabesueshmja me Lorenc Mërkurin: një leksion për çdo vendimmarrës në Sarandë po shet nderin për lek!

Next Post

Zbulohet dëshmia e nënës së Remilda Hajdinajt: Më rrahu si kafshë, më kërcënoi me thikë buke…

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 3

  1. Douceur Beauty says:
    3 muaj ago

    834253 967520Its fantastic as your other posts : D, appreciate it for putting up. 241552

  2. lucabet says:
    3 muaj ago

    38829 549751No much more s . All posts of this qaulity from now on 608452

  3. Sciences_2025 says:
    2 muaj ago

    999435 312362Youd outstanding guidelines there. I did a search about the field and identified that really likely the majority will agree along with your internet page. 278207

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.