Zia ka pllakosur këtë të dielë plazhin e Spillesë në Kavajë, pasi dy persona, burra të moshës të moshës rreth 65-70 vjeç, janë mbytur në këtë plazh.
Sipas TCH, me gjithë përpjekjet e stafit të mjekëve që shkuan në kohë rekord, ata nuk arritën dot të mbijetonin.
Thuhet paraprakisht se ata ishin shtetas nga Maqedonia e Veriut.
Më tej, një tjetër pushues është mbytur në plazhin e Velipojës këtë të dielë, pas mbytjes së dy personave në Spille.
Policia njofton se rreth orës 11:15, aty u mbyt shtetasi Hasan Hysenaj, rreth 59 vjeç. /sarandacity.al/