Si kudo, edhe në Sarandë, në një situatë klimaterike të pamundur për ceremoni komode, Bashkia ndezi dritat e festave në dekoret e destinuara për to.
Për herë të parë, në shëtitore u sajua dhe një tunel dritash që të çon te shtëpia tradicionale prej druri ku gjendet ngrohtësia e një dimri të ftohtë ndërrimvitesh.
Ndërsa në qendër, si gjithnjë, larton bredhi.
Tashmë pritet jo borë, ç’ka do ishte ideale për një atmosferë festash, por një qetësim i motit nga rreshjet, ku në shëtitore të shfaqen prindër me fëmijë për t’u dhuruar këtyre të fundit përjetimet e festave në endjen mes dritash. /sarandacity.al/