Sekuestrohen prona dhe truall në Vlorë, dyshohet se u përfituan nga trafiku i drogës
Dy apartamente janë sekuestruar në Sarandë në kuadër të një sekuestroje me urdhër të Gjykatës së Vlorës pas një kërkese të Prokurorisë Vlorë.
Ato janë prona dhe truall që dyshohet se janë përfituar nga trafiku i drogës.
E gjithë pasuria i përket të dyshuarit me iniciale I.Z., i cili është në hetim për veprat penale prodhim dhe shitje e narkotikëve dhe trafik i narkotikëve.
Në sitën e verifikimeve kanë kaluar dhe familjarë e të afërm të tij, konkretisht E.Z. dhe Ll.Z. për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tyre zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi I.Z.
“Pas verifikimeve, Gjykata e Vlorës vendosi sekuestro preventive mbi 2 pasuri të paluajtshme të llojit arë, 4 apartamente banimi, 2 poste parkimi, 1 njësi tregtare dyqan dhe 1 autoveturë.
Pasuri e llojit “arë”, me sipërfaqe 702 m2 Siptallë.
Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe 902 m2, Siptallë.
Apartament banimi sipërfaqe 109 m2, në Sarandë, porositur nga shtetasja E.Z.
Apartament banimi” me sipërfaqe 77.75 m2 Sarandë.
Apartament me sipërfaqe 110.07 m2 në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
Apartament me sipërfaqe 70.03 m2 të ndodhur në rr. Kavajës, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, ndodhur në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
Njësi tregëtare (dyqan)” me sipërfaqe 291 m2, porositur nga shtetasja E.Z.
Autoveturë e markës “Toyota”, Tipi “J12”, modeli “Land Criuser”, në pronësi të shtetasit I.Z. /sarandacity.al/