Jetëhumburit e parë në pragluftën e mundshme Rusi-Ukrainë janë dy emigrantë greke. Ndodh kjo pak pasi Greqia u akuzua nga Turqia për vdekjen e disa emigrantëve në të ftohtë.
Ngjarja e rëndë dhe paradoksale është shënuar në fshatin Granitna në Ukrainën Lindore, pranë vijës së kontaktit me Rusinë, ku autorë kanë qenë tre ushtarë ukrainas.
Është Athina zyrtare ajo që bën me dije ngjarjen e rëndë, ndodhur në frontin që ka marrë gjithë vëmendjen e botës, duke e futur këtë të fundit në ankth.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme greke, përveç vdekjes së papritur të dy emigrantëve, dy grekë të tjerë u plagosën rëndë në ngjarje.
Autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët, sipas autoriteteve greke, janë përfshirë për një arsye të parëndësishme në të qëlluarit e emigrantëve.
“Shprehim dhimbjen më të thellë për vdekjen e papritur të dy emigrantëve dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, i cili ndodhet pranë linjës së kontaktit në Ukrainën Lindore.
Gjithashtu shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe urimet për shërim të shpejtë të të lënduarve.
Sipas provave që disponojmë, autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë për një arsye të parëndësishme në vrasjen e emigrantëve.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, ka kërkuar të flasë me telefon me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish nevojën për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë”, thuhet nga diplomacia greke. /sarandacity.al/
446635 920029As soon as I identified this web website I went on reddit to share some of the really like with them. 375181
386674 374894I like this site so a lot, saved to favorites . 787091
260352 729402Cool post thanks! We feel your articles are excellent and hope much more soon. We really like anything to do with word games/word play. 773872