Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Dy korriku ’90: sa shqiptarë “çanë ferrën” me ambasadat?

Arratisja e madhe në komunizëm pasuar nga arratisje të tjera në demokraci

by Saranda City
2 Korrik, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Dy korriku 1990, bash në kohën kur e gjithë bota ishte përqendruar te Botërori i Italisë, me Toto Scilacci që shënonte në çdo ndeshje, në Shqipëri u hapën ambasadat e huaja, ku kryesonte ajo gjermane për qindra shqiptarë të dyndur aty, si një arratisje masive e paprecedent.

Arkivi Shtetëror e kujton këtë ngjarje kështu:

“Si sot 33 vite më parë u rrëzua ‘muri shqiptar i Berlinit’.

Mijëra shqiptarë depërtuan në mjediset e ambasadave perëndimore në Tiranë, duke kërkuar strehim politik gjetkë. Totali i të larguarve të 2 korrikut llogaritet në 4.764 persona.

Për afro gjysmë shekulli, Shqipëria nën thundrrën e diktaturës komuniste qe shndërruar në vendin më të izoluar të Europës.

Hapja e ambasadave ishte akti i parë i dramës shqiptare në mbyllje të mijëvjeçarit.

Në këto rrethana u përgatit edhe terreni i volitshëm për zhvillimin e lëvizjes antikomuniste të studentëve. Në sajë të qendresës së tyre, do të instalohej edhe pluralizmi politik”.

Kujtojmë se ikjet do vijonin dhe më pas, me anije, nga porti i Durrësit kryesisht, në mars ‘91 dhe në gusht ‘92.

  E gjitha kjo do pasqyrohej në vargjet e një kënge festivali të atyre viteve ku thuhej:

“Harruam këngët e djepit, filluam këngët e kurbetit

Se iku drita dhe rinia, nga Shqipëria…”.

 Ikjet do vijonin përgjatë gjithë postkomunizmit, por pa u ndjerë në terma të dhimbshëm sociale. Dhe ahere kur nuk pritej, në vitin 2015-2016, duke nisur fillimisht nga Kosova dhe Maqedonia, ikjet do virusonin dhe Shqipërinë.

Tashmë ikjet ndihen me sy të lirë, deri në trishtim. Dhe pikëpyetje për të ardhmen e afërt, nëse jo për atë të largët. /sarandacity.al/   

Previous Post

Mitsotakis: Presim lirimin e Belerit, ndryshe….

Next Post

Frymëzuese: dashurinë që s’e ndau as vdekja!

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Pavarësia ringroh dyshen e ftohur kryeministrore
Politikë

Pavarësia ringroh dyshen e ftohur kryeministrore

28 Nëntor, 2023
Përshkrimi: Plazhet e Rivierës shqiptare, rivale me Maldivet
Turizëm

Agjencia spanjolle: Tre arsye për të vizituar Shqipërinë

26 Nëntor, 2023
Një mal nën det, dy herë më i lartë se Burj Khalifa!
Fenomen

Një mal nën det, dy herë më i lartë se Burj Khalifa!

28 Nëntor, 2023
Beleri, përgjigja e Ramës për një bllokadë të mundshme greke
Politikë

Beleri, përgjigja e Ramës për një bllokadë të mundshme greke

25 Nëntor, 2023
Përshkrimi: Plazhet e Rivierës shqiptare, rivale me Maldivet
Turizëm

Përshkrimi: Plazhet e Rivierës shqiptare, rivale me Maldivet

25 Nëntor, 2023
Treguesit: Në shtator, “kulmi i turizmit”
Turizëm

Treguesit: Në shtator, “kulmi i turizmit”

20 Nëntor, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.