Pak minuta nga Saranda, pas saj, në fshatrat e Rëzomës apo Finiqit (minoritetit), braktisja është evidente. Shtëpi të vjetra apo të reja, pa frymë njeriu brenda. Të kyçura, disa dhe të rrënuara nga braktisja, nga ato të vjetrat, të cilat, së paku deri më tani, nuk ka shenja se mund të ridinamizohen me jetë brenda.
Dhe nuk është vetëm fenomen shqiptar. Prirja konsumeriste drejt jetës urbane, ka bërë që ajo rurale të gjejë mënyra të tjera për të ekzistuar. Por fakt është se kudo, edhe në Perëndim, ekziston fenomeni i braktisjes së jetës rurale, duke shndërruar fshatra të tëra në vetmi.
Kjo ka nxitur vendimmarrës lokalë që, në një trend të ri tregu, sidomos turistik, të gjejnë mënyra për t’i shpëtuar këto fshatra.
Fjala vjen, katundthi A Barca në veri të Spanjës ka vetëm 12 shtëpi guri të rrënuara që janë braktisur dhjetëra vjet më parë. Por, për një kryebashkiak Galician, ky katundth ka ende gjasa të shndërrohet në një gur të çmuar turistik që mund të rivitalizojë të gjithë rajonin. Për këtë arsye ai e ka nxjerrë atë për “shitje” falas.
Yçkla në këtë histori, si e shpjegon edhe vetë kryebashkiaku i Cortegada, Avelino Luis de Francisco Martínez, është se pronari i ri duhet të paraqesë një plan zhvillimi që do të ruante secilën nga ndërtesat e fshatit të shekullit të 15-të. “Po shpresojmë që të mund t’i shtojnë vlera – nëse ndërtohet ndonjë lloj atraksioni turistik apo bujtina që ofrojnë vetëm mëngjesin. Kemi një ide se çfarë duam, por nuk kemi para”.
Martinez nisi të bëjë plane rreth gjashtë muaj më parë. Deri më tani, bashkia ka marrë rreth 1 mijë kërkesa për më shumë informacion, nga individë dhe kompani të ndryshme. Por ai duhet të ketë në dorë edhe një plan. “Sapo të shohim një plan që na pëlqen, dhe që të jetë i arritshëm, jemi të gatshëm nënshkruajmë kalimin e 12 shtëpive dhe tokës mbi të cilën ato ngrihen”.
A Barca është vetëm një nga më shumë se 100 fshatrat spanjollë që kanë dalë në shitje në treg, sipas Rafael Canales, i cili drejton një faqe internet të specializuar në shitjen e katundtheve të braktisur. Në të gjithë vendin, 50 vjet urbanizim dhe krizë ekonomike kanë lënë me shumë se 2900 katundthe të boshatisura. Për pjesën më të madhe është gati e pamundur të shiten për shkak të paqartësisë së pronësisë.
“Dhjetë vjet më parë, blinin bizneset”, thotë Canales. “Por, tani 75 për qind e klientëve tanë janë individë. Kërkesa më e madhe është nga spanjollët, por “atyre u mungon kreditimi”. Në vend të tyre, blerësit kryesorë janë norvegjezë, zviceranë dhe belgë.
Fshatrat për shitje variojnë nga katundthe të vegjël me gjashtë shtëpi deri në fshatra me rrugë që mbledhin me dhjetëra shtëpi, si dhe kisha, bare e muzeume. Me rreth 62 mijë euro mund t’i blesh vetes një katundth me gjashtë shtëpi për t’u riparuar, ndërsa ata që kanë miliona për të shpenzuar, mund të marrin një fshat me 75 shtëpi të gjithin për vete. Ndërsa merr me mijëra kërkesa, Canalez thotë se në të vërtetë shet dy ose tre fshatra në vit.
Pavarësisht këtyre gjasave, shtëpitë e braktisura të katundthit A Barca kanë kapur tashmë të gjithë vëmendjen e kryebashkiakut me planet e tij për të nxitur zhvillimin e rajonit. Ai shpreson që zhvillimi të krijojë vende pune për zonën, nuk ka rëndësi nëse janë në turizëm apo ndërtim. “Dhe kur projekti të jetë përfunduar, ata do të paguajnë taksa”, thotë Martínez, me të qeshur. “Me këto kohë që kanë ardhur në Spanjë, të duhet të jesh kreativ”.
Ngjashëm dhe me ne, me dhjetra fshatra me shumë pak banorë, kërkojnë kreativitet në kuadër të interesit turistik për t’u rikapitalizuar.
Mbingopja e Sarandës mund të ndodhë që interesi të shtrihet pas saj, ku edhe pse deti nuk shihet por është aty, është fshati, pejsazhi rreth e rrotull, po që tërheqës, që mund ta tërheqë interesin turistik. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?