Investimi që do bëhet në Limjon, ku do jetë porti i ri turistik si dhe një resort, morrën këto ditë lejen nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Bashkangjitur këtyre dy investimeve, të cilat pritet të atraktivizojnë cepin verior të Sarandës.
Gjithashtu, leje është dhënë dhe për një tjetër resort, por i pa i përcaktuar venndodhjen.
Këto janë vetëm një pjesë e investimeve të mëdha në fushën e turizmit që priten përgjatë Bregut deri në Sarandë, siç bën me dije revista Monitor.
“Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e fundit të enjten e kësaj jave miratoi 32 vendime në rend të ditës nga të cilat të paktën 18 prej tyre lidhen me leje ndërtimi, zhvillimi apo ndryshime në vendime të mëparshme për projekte në bregdet.
Kështu, ndër të tjera në mbledhjen e KKT-së janë miratuar ndërtimi i disa hoteleve dhe resorteve si në Gjilekë të Himarës, në Sarandë ndërkohë që një tjetër projekt është ai për struktura hotelerie, rezidenca banimi dhe parkim, në Jalë.
Të tjera lejë janë dhënë në zonën e Vlorës për struktura akomoduese kurse një tjetër subjekt ka marrë lejen për ndërtimin e vilave apo shtëpi të dyta”, shkruan Monitor. /sarandacity.al/