Ndër ata që ishin një ditë më parë në stadiumin “Andon Lapa”, për eventin “Legjendat”, veçoi dhe një legjendë: Sulejman Demollari.
Në një prononcim për Sarandacity, ish-ylli i Dinamos dhe Kombëtares Shqiptare, një prej emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar, veçoi si momentin më të bukur jo atë që merret me mend, golin fantastik që i shënoi Shiltonit të Anglisë në Wembley, që çuditërisht u anullua, por se kur veshi për herë të parë fanellën kuqezi.
https://youtu.be/cwavSQeBCS0