Qeveria vendosi që e hëna të jetë ditë zie në Shqipëri, në nderim të mijëra viktimave në Turqi nga tërmeti shkatërrues i së hënës në këtë vend.
Është kryeministri Rama ai që njofton, ku thekson faktin se ishte pikërisht Turqia ajo që iu gjend Shqipërisë në ditët e vështira të tërmetit të fundnëntorit 2019-të.
“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më pare.
Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, shkruan Rama, gjithashtu një mik i ngushtë me presidentin Erdogan, duke e patur kësisoj Turqinë ndër suportet kryesore në qeverisjen e tij. /sarandacity.al/