Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Kryesore

E ngacmon deputetja opozitare: cili i është debati i munguar i këtyre zgjedhjeve?

by te Sheshi
3 years ago
in Kryesore, Politikë
0
VIEWS

Media shqiptare vijon të raportojë këtë fushatë elektorale krejt në mënyrë tradicionale, pa marrë parasysh një kontekst krejt tjetër nga fushatat e tjera lënë pas, e cila dikton tjetër qasje, tjetër debat: para se të flitet për programet a premtimet, duhet të trajtohet pozicioni i kandidatëve të kampit Berisha, madje pa patur as siglën e PD-së, e cila gjithsesi do ishte një ndihmëtare politike, si produkte “non grata”. Kjo, jo nga mazhoranca qeverisëse, kundërshtari i tyre klasik, por nga aleati kryesor gjeopolitik SHBA. Dhe kur thuhet SHBA, ke thënë Perëndim, gjersa për klasifikimin amerikan që i është bërë Berishës, i cili është pasuar dhe nga Britania e Madhe, BE nuk ka shfaqur ndonjë kontestim apo kundërshtim. Kësisoj, edhe BE po ndjek një direktivë amerikane, gjersa dhe ajo ka shfaqur qartazi një tendencë izoluese ndaj Berishës dhe çdo figure që e pason atë.

Ishte deputetja Ina Zhupa që “padashur” e ka ngacmuar këtë çështje, së fundi në një intervistë televizive, kur përmendi mungesën e një debati mes kandidatësh, si dhe atë që kryebashkiakët e mundshëm të Berishës, në kampin e së cilës bën pjesë dhe ajo, do ishin të aftë për marrje fondesh nga BE-ja(!!!). Pikërisht këtu është pikëpyetja më e madhe, në fakt me një përgjigje mjaft të qartë: nuk do munden të marrin asnjë fond! Pra, si produkte “non grata”, ata janë të privuar për çdo aplikim në burime të ndryshme fondesh në Perëndim. Pra, ky është debati i vërtetë i këtyre zgjedhjeve: si do qeverisin lokalisht nën një mosnjohje amerikane, e cila do ketë efekte të qarta në mosmbështetje financiare për projekte të ndryshme, të pamundura nga të ardhura fiskale.

Pra, para se të pyeten për programe, kandidatët nga Berisha duhet të sqarojnë këtë ngërç, këtë pozicion aspak favorizues të tyre në raport me aleatin kryesor të Shqipërisë, i cili nuk pranon t’i njohë. Që do të thotë se dhe sikur qeveria qendrore të tregohej parimore në terma politikë, duke i mbështetur paçka të qënit kundërshtarë politikë, një direktivë e qartë amerikane nuk ia lejon këtë. Si i bëhet? Ndaj dhe këto zgjedhje s’janë çështje debati mes kandidatësh, siç kërkon deputetja Zhupa, por të një tjetër debati pa precedent të mëparshëm, siç është ai sgarimit të një “non grate” amerikane, qartazi në rivalitet inatçor me SHBA.

Dhe deri më tani, media nuk po ka inteligjencën minimale për ta kapur e konsumuar pikërisht këtë krejt “tjetërgjë” të këtyre zgjedhjeve. /tesheshi.com/       

ShareTweetSendShareSend

Lajme të ngjajshme

Fama e momentit në botë te ky njeri: Ahmedi, njeriu që i dha fund masakrës në Sidnej
Kronikë

Fama e momentit në botë te ky njeri: Ahmedi, njeriu që i dha fund masakrës në Sidnej

15/12/2025
Jo vetëm fëmijë pa baba: një mbrapshti njerëzore shndërruar në industri ku qarkullojnë miliarda
Kryesore

Jo vetëm fëmijë pa baba: një mbrapshti njerëzore shndërruar në industri ku qarkullojnë miliarda

14/12/2025
Viktor Orban, “deklaratë lufte” kundër Brukselit
Politikë

Viktor Orban, “deklaratë lufte” kundër Brukselit

13/12/2025
Next Post

Skandali në Serbi: në TikTok, lindja live e një gruaje

Zbulohet vrasja e bujshme e Shëngjinit: ekzekutori, një portugez

Vdekja në 102 vjeç e nazistit më të vjetër

TË FUNDIT

Dokumenti amerikan: Vendet që duhet të largohen nga Bashkimi Evropian

Dokumenti amerikan: Vendet që duhet të largohen nga Bashkimi Evropian

15/12/2025
0

Deutsche Welle, armike në Rusi

Deutsche Welle, armike në Rusi

15/12/2025
0

Media britanike: Militantë serbë, gati për luftë të re!

Media britanike: Militantë serbë, gati për luftë të re!

15/12/2025
0

Një masakër në Sidnei, me një hero musliman

Një masakër në Sidnei, me një hero musliman

15/12/2025
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.