“Shumë të krishterë morrën në mbrojtje çamërit. Ne bëjmë shumë gabim kur themi ‘na vrau greku, na vranë grekërit’. Ne nuk na vrau apo shkatërroi greku. Ne na shkëtërroi politika”, tha kështu historian çam gjatë një rrëfimi në “Refleksione” në ABC News.
Për herë të pare pra, një çam ka sjellë në vëmendje atë që deri më sot nuk është cekur sa i përket sagës tragjike të përzënies së dhunshme nga trojet dhe shtëpitë e tyre; atë se si ka reaguar popullsia minoritare, pasi rrugëtimi i tyre në Shqipëri, sapo kanë kaluar kufirin, ka qenë pikërisht dhe mes popullsisë greke këndej kufirit.
Hajredin Isufi që foli për këtë, solli dy shembuj se si minoritarët u ishin bërë ndihmëtarë çamëve. Ai solli rastin e Sopikut kur tha: “Më kujtohet një rast, ka qenë natë e ftohtë dimri. Na zuri shiu e breshëri poshtë fshatit Sopik.
Kanë ardhur të krishterët e Sopikut, na kanë marrë, na kanë çuar në shtëpi, na hapën dyert dhe na mblodhën rreth votrës.
Na kanë mbajtur me ushqim tre apo katër ditë. Minoritarët kanë tregua mirësi dhe përzemërsi të jashtëzakonshme”.
Më pas, historian Çam solli rastin e Leftehorit mbi Delvinë.
“Një ditë prej ditësh, prifti i fshatit, mblodhi të krishterët dhe u tha: ‘Janë të pafajshëm, janë muhaxhirë, janë pa strehë, kemi detyrë t’i ndihmojmë. Janë vëllezërit tanë, janë të Zotit!”. /sarandacity.al/
126805 986096Just wanna input on couple of general issues, The website style is perfect, the articles is extremely fantastic : D. 259967
379878 645332Thanks for providing such a great article, it was outstanding and really informative. It is my first time that I visit here. I found plenty of informative stuff in your write-up. Keep it up. Thank you. 766288
176830 637212What a lovely weblog. I will certainly be back. Please keep writing! 172995