Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës

A mund ta mbanin në jetë mjekët tanë 38-vjeçaren Alessia?

by Saranda City
27 Gusht, 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori e dhimbshme vjen nga një nënë italiane, që humbi vajzën e saj, ndërkohë që ishte me pushime në Shqipëri.

“Alessia ishte mirë, por Covid-19 infektoi zemrën e saj”, shpjegon nëna e një 38-vjeçareje, me origjinë nga Sedico dhe banuese në Mussoi, një fshat i Bellunos, shkruan Luca Vecellio për gazetën italiane Il Messaggero.

Ajo thekson se mjekët e ndihmuan vajzën e saj në orët e fundit të jetës.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Alessia Vidotto vdiq më 15 gusht në Tiranë, ku ndodhej me pushime me djalin dhe bashkëshortin e saj, Eroldin.

E buzëqeshur dhe e shkujdesur, e punësuar në kompaninë “Marcolin”, ajo vdiq brenda pak ditësh nga miokarditi fulminant, një inflamacion i rëndë i miokardit, i cili, në fazën më akute mund të çojë në kolaps.

Në disa raste, kjo patologji e shkaktuar zakonisht nga infeksionet, sëmundjet sistemike ose ekspozimi ndaj barnave dhe toksinave, kërkon transplant zemre.

Në këtë rast, sipas asaj që mësoi familja, mjekët nuk do të kishin asnjë dyshim për t’ia atribuar miokarditin drejtpërdrejt Covid-19.

Elga, nëna e Alesias, ishte dëshmitare e shembjes së gjendjes së saj shëndetësore pa mundur të bënte gjë tjetër veçse ta këshillonte që të kontrollohej.

Kur e kuptoi gjendjen e rënduar të vajzës, ajo mbërriti para orës fatale.

Nga mbrëmja e së martës së 13 gushtit, infeksioni i Alessias u përkeqësua me shpejtësi.

“Sipas mjekëve – dhe nuk kemi arsye të dyshojmë në fjalët e tyre – virusi do të kishte prekur mushkëritë dhe më pas do të kishte infektuar zemrën”, shpjegon nëna e saj Elga.

“Vajza ime ka qenë gjithmonë e qetë këto ditë. Ajo ndoshta nuk e kuptoi se çfarë do të ndodhte”, shton Elga.

“Të enjten në mëngjes Alessia u bë edhe më keq dhe ndërroi jetë”, thekson ajo.

“Asistenca ishte shumë e shpejtë. Është kujdesur absolutisht në mënyrën më të mirë të mundshme”, shton Elga. /atsh/

Previous Post

Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re

Next Post

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut
Kryesore

Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut

11 Gusht, 2024

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.