Edhe për muajin dhjetor nuk do të aplikohet fasha energjetike prej 800 kWh, u kumtua nga qeveria, njëherësh duke vijuar ndërgjegjësimi se duhet kursyer.
Ishte Rama që shkroi fillimisht: “Lajm i mirë. Edhe për muajin dhjetor nuk do të aplikohet fasha energjetike prej 800 kWh”.
Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku themelor mbetet kursimi. Kursim – Kursim – Kursim”.
Më pas ishte zëvëndësja e tij Balluku që tha “Qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për të kursyer energji, dhe pavarësisht se është vendosur një fashë, ajo nuk është përdorur deri më sot.
“Në muajin tetor e kemi mbyllur me 7 përqind kursim, ndërsa nëntor vetëm me 2 përqind në rang vendit. Unë dua të kërkoj të gjithë angazhimin tuaj, që të vazhdojmë dhe të kursejmë sepse do të jetë e vetmja mënyrë për të mos vendosur fashën 800 KW/orë”.
“2 përqind është pak. Kursimi është çelësi i suksesit tonë. Është e domosdoshme të kemi një target kombëtar prej 5% të paktën për kursim”, tha ajo. /sarandacity.al/
715530 762441Thank you for your data and respond to you. auto loans westvirginia 943040
475474 866263I appreciate you taking the time to speak about them with people. 930320
674312 99503Pretty! This was a genuinely fantastic post. Thank you for your provided information. cool desktop 475669