Një mani rinore për shpejtësi në timon, shoqëruar nga fënomeni plot pikëpyetje i të poseduarit makina luksoze në moshë të re, morri së fundi tre jetë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rethrrotullimin e TEG-ut, ku një Audi ça barrierat anësore dhe përfundoi nën nënkalim mbi një tjetër makinë në ecje.
Klevis Ruçaj, vetëm 20 vjeç, ishte ai që drejtonte Audin, në të cilën gjendeshin dhe dy femra. Të gjithë u shuan nga aksidenti. Tre plagosjet e tjera i përkisnin makinës mbi të cilën ra Audi.
20-vjeçari, që tashmë iku nga kjo botë me qejfe për të shkuar në atë të llogarisë, ishte i dhënë pas shpejtësisë në timon, duke ngarë makina luksoze dhe postuar në Tik Tok aventurat e tij mbi katër rrota.
Dhe ky po bëhet një fenomen i zakonshëm, fatalisht duke marrë jetë. Ndërkohë policia nuk po ka forcën t’u qaset në mënyrë dedikuar mjeteve luksoze, për të kuptuar tipologjinë e atyre që janë në timon – aventurierë, trafikantë apo kriminelë – për t’jua bërëtë pamundur daljen në rrugë.
Raportohet se ai kishte 5 gjobitje kohët e fundit, por çështja është se nuk duhej të qe fare në timon, siç nuk do jetë.
1. Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator
2. Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022
3. Gjobitur për shpejtësi më 15 nëntor 2022
4. Kapur me celular në drejtimin e mjetit më 9 dhjetor 2022
5. Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën më 27 janar 2022. /sarandacity.al/