Presidenti Meta ka dhënë shenja të forta të ndryshimit të sjelljes së tij, ku në një deklaratë të fundit nga Korça dha të kuptuar se do e dekretonte pa “asnjë ngecje” qeverinë e re të Ramës.
“Unë jam i detyruar të respektoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shpresoj që opozita të përmbushë detyrat që parlamenti të jetë funksional”, tha ai, duke tentuar kështu të tregojë urtësi politike.
Për më tepër, ai tha se situata pas zgjedhjeve është më ndryshe.
“Aktualisht pas 25 prillit sidoqoftë janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë dhe parlamentit funksional”, tha njeriu që vijon të mbajë postin e kreut të shtetit në pritje të një vendimi të Kushtetueses, pasi është shkarkuar nga mazhoranca.
Siç mund të nuhatet, nga ajo që po ndodh me Berishën, ardhur si pasojë e vendimmarrjeje të fortë amerikane ndaj tij – shpallja “non grata” – Meta ka vendosur të ndryshojë kurs sjellje. /sarandacity.al/
14859 881003Im impressed, I ought to say. Genuinely rarely do you encounter a weblog thats both educative and entertaining, and let me tell you, you might have hit the nail about the head. Your concept is outstanding; ab muscles something that too couple of men and women are speaking intelligently about. Im delighted i identified this in my hunt for something about it. 428302