Kryeopozitari Berisha u shfaq kurrë më parë me syze të errëta, diktuar nga e nxira e syrit prej një grushti që pësoi të martën, nga një 31-vjeçar me probleme mendore.
Një pamje të tillë, publiku s’e ka parë kurrë, te njeriu që s’është shfaqur ndonjëherë me syze dielli.
Ai përmendi dhe atë që pësoi, çfarë e ka detyruar të shfaqet ndryshe, në një fjalëmbajtje të zjarrtë, tipikisht të tij, para të rinjve demokratë, në kuadër të Ditës së Rinisë, e cila përkujton nisjen e lëvizjes studentore të ‘90-ës.
“Edi Rama, ky frikacak nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan.
Po një njeri gjuhet edhe mund të vritet por kauza nuk vdes kurrë more mjeran dhe ne do ta faktojmë shpejt se kauza jonë do triumfojë, se Shqipërinë nuk ta japim kurrë”, tha Berisha, duke e shndërruar në version zyrtar të partisë së tij se kush e shtyri 31-vjeçarin Geri Shehu që të gjuante ndaj tij.
“Ju vini krenarë dhe më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm, më të motivuar në misionin e dytë, i cili është një mision i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e kombit shqiptar dhe Shqipërisë”, u tha ai, duke tentuar të revokojë atë kohë ndryshimesh politike në Shqipëri.
Berisha përmendi sërish fjalën e majtë “revolucion”, edhe pse mëton të jetë i djathtë, kur tha se “Shqipëria shpëtohet me revolucion”. /sarandacity.al/